Kodi i hapur, softueri i lirë dhe resurset e hapura arsimore

Softueri me kod të hapur (Open source software) nënkupton të qenit në dispozicion të kodit i cili është zhvilluar nga ana e programuesve, lirinë e përshtatjes dhe ndryshimit nga ana e programuesve të tjerë. Zhvilluesit e këtij lloji të softuerit besojnë se, duke u lejuar të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë ndonjë ndryshim në kod, ua mundësojnë që, në afat më të gjatë kohor, aplikacioni të bëhet më i dobishëm dhe me shumë më pak gabime në punë. [Read more…]

Ndikimi i softuerit me kod të hapur mbi arsimin

Resurset e hapura arsimore kanë shumë aspekte të përbashkëta me softuerin e lirë me kod të hapur, ndërsa këto terme për herë të parë janë ndërlidhur në vitin 1998, nga ana e Dejvid Uajlit, i cili ka bërë analogji ndërmjet konceptit të përmbajtjes së hapur dhe konceptit të kodit të hapur. [Read more…]

Përvoja të përgjithshme nga bota

Resurset e hapura arsimore janë ide dhe procese të lidhura ngushtë me zhvillimin teknologjik. Edhe pse RHA-të zhvillojnë aktivitete jashtë sferës digjitale dhe internetit, siç janë mundësimi i qasjes së lirë deri te librat mësimorë dhe doracakët, megjithatë, përdorimi i kompjuterëve dhe i internetit në arsim, është njëra nga pikat kryesore ku ato fokusohen. Lidhja e lehtë dhe tejkalimi i kufizimeve gjeografike janë, me gjasë, përfitimi më i madh në procesin arsimor, për të cilin nevojiten kompjuterët dhe interneti. Në vendet ku zhvillimi teknologjik është i kufizuar, është shumë me rëndësi që kompjuterizimi i arsimit të bëhet paralelisht me trajnimin për atë se si të zbatohet interneti, përmbajtjet dhe programet digjitale në mënyrë sa më efikase në arsim. [Read more…]

Metoda, udhëzime dhe shembuj të RHA-ve në botë

Në suaza botërore, zbatimi i RHA-ve dhe lehtësimi i qasjes deri te materialet arsimore bëhet në mënyra të ndryshme, mirëpo si më efikase tregohen ato metoda të cilat i shfrytëzojnë në mënyrë të koordinuar përfitimet që i ofrojnë teknologjitë e reja dhe interneti, të kombinuara me lidhjen e individëve dhe grupeve të veçanta në rrjete onlajn. Kjo, gjithsesi e lehtëson bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave, materialeve dhe ideve. Njëra nga metodat aktuale më efektive është edhe zhvillimi i softuerit pa pagesë, i cili mundëson zbatim në mësim dhe në fusha të ndryshme shkencore. [Read more…]

Metoda, udhëzime dhe shembuj të RHA-ve në Maqedoni

Për Maqedoninë, RHA-të nuk janë diçka e huaj, ashtu si idetë për qasje të lirë (Open Access). Siç tregojnë analizat, shihet se ka nevojë për një koordinim më të mirë ndërmjet vetë aktiviteteve, intensifikim të disave prej tyre, si dhe përmirësim të disa fazave për zhvillim të RHA-ve që janë realizuar. [Read more…]