Përvoja të përgjithshme nga bota

Resurset e hapura arsimore janë ide dhe procese të lidhura ngushtë me zhvillimin teknologjik. Edhe pse RHA-të zhvillojnë aktivitete jashtë sferës digjitale dhe internetit, siç janë mundësimi i qasjes së lirë deri te librat mësimorë dhe doracakët, megjithatë, përdorimi i kompjuterëve dhe i internetit në arsim, është njëra nga pikat kryesore ku ato fokusohen. Lidhja e lehtë dhe tejkalimi i kufizimeve gjeografike janë, me gjasë, përfitimi më i madh në procesin arsimor, për të cilin nevojiten kompjuterët dhe interneti. Në vendet ku zhvillimi teknologjik është i kufizuar, është shumë me rëndësi që kompjuterizimi i arsimit të bëhet paralelisht me trajnimin për atë se si të zbatohet interneti, përmbajtjet dhe programet digjitale në mënyrë sa më efikase në arsim.

Disa nga përvojat më të rëndësishme botërore nga zbatimi i RHA-ve, që duhet të veçohen për këtë doracak janë:

  • RHA-të mundësojnë qasje të lirë deri te dija, pa asnjë diskriminim në çfarëdo baze, nga ajo gjeografike deri te ajo sociale dhe ekonomike.
  • RHA-të mundësojnë kreativitet në procesin e mësimit dhe të risive.
  • Kreativiteti dhe risitë hapin lloje të reja komunikimi me nxënësit dhe studentët, me çrast i nxisin dhe i aktivizojnë ata gjatë procesit arsimor.
  • RHA-të i zvogëlojnë harxhimet e nxënësve, studentëve dhe organizatave të ndryshme.
  • Kontributi për RHA-të do të thotë edhe kontribut për thesarin botëror të njohurive të përbashkuara, me çrast promovohen edhe parimet e arsimit të hapur.
  • RHA-të e nxisin zhvillimin e softuerit të lirë dhe zbatimin e tij efikas në arsim.
  • RHA-të e ndihmojnë zhvillimin e shoqërive, e përforcojnë kuadrin profesional dhe kapitalin arsimor.