Nëpërmjet projektit për RHA patëm mundësi të takohemi me një numër të madh punëtorësh arsimorë të cilët me ne i përbashkuan një numër të madh të materialeve, aktiviteteve dhe ideve të tyre, dhe na informuan se si ata i shfrytëzojnë në mënyrë praktike veglat e reja digjitale dhe internetin për qëllime arsimore. Njëri nga punimet më impresive është ai që me ne e përbashkuan arsimtarët e Sh.F. “Bllazhe Koneski” nga Shkupi. [Read more…]
Rekomandime për resurse arsimore vendore
E vazhdojmë praktikën që në ueb-faqen e RHA-ve të prezantojmë dhe të rekomandojmë resurse arsimore vendore. Shpresojmë se me prezantimin e tyre do ta zgjerojmë përdorimin e tyre, do të ndihmojmë për afirmimin e tyre të mëtutjeshëm, por edhe do të motivojmë për krijimin e resurseve plotësuese në fusha të ndryshme shkencore-arsimore. [Read more…]
Rekomandime për kërkim të avancuar
Gjetja e të dhënave dhe përmbajtjeve në internet më së tepëmi varet nga aftësia jonë që ta definojmë në mënyrë të saktë termin ose përmbajtjen që e kërkojmë. Shpesh, përmbajtjet që na duhen janë në internet, por ne nuk arrijmë ta gjejmë rrugën deri te ato.
Arkivi digjital i gjuhës maqedonase
Më 6 nëntor në Shkup u promovua botimi fototipik i “Gramatikës së gjuhës letrare maqedonas” nga profesori amerikan i sllavistikës në Universsitetin e Harvardit, Horas G. Lant. Kjo është edhe një mundësi e mirë në pjesën e resurseve për RHA që ta prezantojmë dhe ta përgithësojmë arkivin digjital të gjuhës maqedonase.
[Read more…]
Çka dini për shpejtësinë e zërit?
Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, është videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”. Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe nëshqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit. [Read more…]