Rekomandime për kërkim të avancuar

 Gjetja e të dhënave dhe përmbajtjeve në internet më së tepëmi varet nga aftësia jonë që ta definojmë në mënyrë të saktë termin ose përmbajtjen që e kërkojmë. Shpesh, përmbajtjet që na duhen janë në internet, por ne nuk arrijmë ta gjejmë rrugën deri te ato.

Prandaj, shkathtësitë për kërkim të përmbajtjeve në internet janë me rëndësi të vecantë. Gjithsesi, kjo në masë të madhe vlen edhe gjatë procesit të kërkimit të përmbajtjeve arsimore. Sa më qartë dhe në mënyrë precize t’i definojmë fjalët kyce, temën, fushën, aq më lehtë do të fitojmë rezultate më të mira.

Këtij artikulli ia kemi bashkangjitur edhe një dokument që është përgatitur nga “Qendra për mediume të reja” nga Shkupi, të cilin mund ta shkarkoni, e që përmban rekomandime kyce për kërkim të avancuar dhe të specializuar. Dokumenti është i lirë për shkarkim, shumëzim dhe përdorim për qëllime jokomerciale.

Shkarko (PDF format):  Kërkimi i  avancuar dhe i specializuar