Arkivi digjital i gjuhës maqedonase

Më 6 nëntor në Shkup u promovua botimi fototipik i   “Gramatikës së gjuhës letrare maqedonas” nga profesori amerikan i sllavistikës në Universsitetin e Harvardit, Horas G. Lant. Kjo është edhe një mundësi e mirë në pjesën e resurseve për RHA që ta prezantojmë dhe ta përgithësojmë arkivin digjital të gjuhës maqedonase.

Aty ka në dispozicion vepra të rëndësishme nga historia e gjuhës dhe gramatikës maqedonase të cilat mund të shkarkohen në formë elektronike, duke i përfshirë edhe botimet fototipike të veprave “Për punët maqedonase” të K.P. Misirkovit, “Fjalori i tre gjuhëve” i Gjorgji Pulevskit, Gramatika e gjuhës maqedonase nga Krume  Kepeski dhe disa të tjera në  gjuhë të ndryshme.

Në periudhën kur Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera demokrattike angazhohen dhe e nxisin ruajtjen e trashëgimisë kulturore të popujve (materiale dhe shpirtërore) në formë digjitale, imponohet nevoja për digjitalizim të librave dhe materialeve të rralla që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase. Me këtë aarkiv digjital, mundësia për depërtimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase në botë do të rritet, ndërsa materialet do të jenë në dispozicion më të madh. Shkencëtarët, linguistët, studiuesit e kulturës, historisë dhe traditës së Maqedonisë dhe gjuhës maqedonase tani do të kenë qasje deri te resurset që do t’u ndihmojnë dhe do t’i nxisin për studime të mëtutjeshme, e me këtë do të kontribuojnë për аfirmimin më të madh të gjuhës maqedonase në suaza botërore.

Arkivi digjital i gjuhës maqedonase formohet me anë të mbledhjes, kategorizimit, skenimit dhe përpunimit digjital të librave dhe materialeve që kanë të bëjnë me gjuhën, kulturën dhe traditën maqedonase. Me kalimin e kohës, ai do të plotësohet dhe do të rritet vëllimi i tij me dorëshkrime, materiale dhe libra të rralla. Arkivi nuk është shumë i madh për nga vëllimi  i tij, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm sipas përmbajtjeve që janë në dispozicion, dhe gjithsesi në një mënyrë shumë të mirë promovon se në cfarë drejtimi muund të zhvillohet publikimi dhe shfrytëzimi i lirë i materialeve që janë mе rëndësi të madhe historike dhe arsimore.