E vazhdojmë praktikën që në ueb-faqen e RHA-ve të prezantojmë dhe të rekomandojmë resurse arsimore vendore. Shpresojmë se me prezantimin e tyre do ta zgjerojmë përdorimin e tyre, do të ndihmojmë për afirmimin e tyre të mëtutjeshëm, por edhe do të motivojmë për krijimin e resurseve plotësuese në fusha të ndryshme shkencore-arsimore.
“Klubi IT” është ueb-faqe e krijuar nga Zhaklina Llazarevska, profesoreshë e informatikës në SHMK “Shën Klimenti i Ohrit” në Ohër. Në të, përveç një sërë informatash dhe risish interesante dhe, ekziston edhe një seksion i veçantë për materiale dhe resurse arsimore për shkollat fillore dhe të mesme. Sipas autores së këtij portali:
Materialet janë marrë nga librat aktualë mësimorë dhe mjetet dhe doracakët tjerë universitarë. Janë ndarë sipas programeve mësimore për lëndët e informatikës, teknologjisë informatike dhe gjuhëve programore.
Në një formë të qartë, veçanërisht të lehtë për navigim nëpër përmbajtjet, janë vënë në dispozicion një numër i madh përmbajtjesh dhe materialesh arsimore që mund të shërbejnë për përdorim të lehtë nga të gjithë ata që janë aktivë në procesin mësimor në fushën e informatikës.
Resurset tjera arsimore që duam t’i prezantojmë në këtë artikull janë krijuar nga profesoresha Vesella Bogdanoviq. Ajo merret me publikimin e përmbajtjeve vizuale arsimore për nxënësit më të vegjël. Materialet e saja që mund të shpërndahen lirisht dhe që shërbejnë për punë me fëmijët e klasave më të ulëta të arsimit fillor i përfshijnë ueb-faqet ucimenizigra.ucoz.com dhe sitezazemjata.ucoz.com. Me anë të shembujve të shkëlqyeshëm dhe shumë ilustrues janë dhënë një numër i madh rekomandimesh dhe përmbajtjesh për punë me fëmijët. Një pjesë e këtyre materialeve arsimore që janë në dispozicion publik mund të gjenden edhe te kanalet e saja në “Vimeo” dhe në “Youtube“. Vesella na tregoi se aktivitetet e saja për inçizimin dhe mbledhjen e materialeve kanë filluar nëpër disa projekte të mëparshme nga kjo lëmi dhe nëpërmjet një bashkëpunimi inkurajues dhe shpërndarjes së materialeve që bëhet ndërmjet arsimtarëve dhe profesorëve është krijuar një komunitet mjaft i madh në Maqedoni.
Mund të konstatojmë se përdorimi i teknologjisë së TI-së dhe kultura e përbashkimit për qëllime arsimore është në rritje në Maqedoni, ndërsa ky proces ka efekte më të mira kur veglat arsimore janë të lira për përdorim dhe të hapura për pështatje dh përmirësim.