Çka janë resurset e hapura arsimore?
Koncepti i Resurseve të hapura arsimore (RHA) i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i inkuadruar edhe programet mësimore, materialet e kurseve, videot onlajn, librat mësimorë, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër që është i dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë të mësuarit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë për të paguar ndonjë kompensim për të drejtat autoriale ose ndonjë taksë për licencë. [Read more…]
Pyеtje të parashtruara shpesh për Resurset e hapura arsimore
Pyеtje të parashtruara shpesh për Qasjen e hapur
Çka paraqet qasja e hapur?
Qasja e hapur paraqet vënia në dispozicion pa pages e përmbajtjeve nëpërmjet internetit. Forma më e njohur e qasjes së hapur dhe që realizohet më lehtë është publikimi i punimeve të recenzuara shkencore nga revistat akademike pa pritur që autorët të paguhen për këtë. [Read more…]
Mediumet e reja si vegël arsimore
Rëndësia e mediumeve të reja dhe si ato e ndryshuan komunikimin tonë është temë që është elaboruar gjerësisht. Rrjetet sociale, bloget, video serviset, e kështu me radhë, tashmë janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë dhe në masë të madhe përcaktojnë se me kë, si dhe sa komunikojmë. [Read more…]
Ç’janë “resurset e hapura arsimore”?
Resurset e hapura arsimore (RHA), Оpen Education Resources në gjuhën angleze, janë mjete dhe përmbajtje arsimore të lira për përdorim. Ato janë vegla pa pagesë që mund të shfrytëzohen për qëllime edukative dhe hulumtuese pa asnjë kompensim. Përveç kësaj, RHA-të janë të lira për shpërndarje (distribuim), në bazë të të drejtave të përkufizuar autoriale, që mundësojnë shpërndarje të lirë dhe shumëzim të resurseve dhe mjeteve në fjalë. [Read more…]
Kujt i nevojiten “resurset e hapura arsimore”?
Resurset e hapura arsimore kanë rëndësi universale, gjegjësisht janë të rëndësishme për të gjitha shoqëritë dhe vendet, pavarësisht shkallës së zhvillimit të tyre dhe lartësisë së standardit jetësor. Në të gjitha këto vende, RHA-të mund të kontribuojnë në masë të konsiderueshme për arsim më të hapur dhe më të lehtë. Megjithatë, për vendet e pazhvilluara, vendet që janë në zhvillim dhe shoqëritë në tranzicion, qasja e lirë deri tek mjetet arsimore ka rëndësi edhe më të madhe. Mund të thuhet se, për to, përdorimi i lirë i mjeteve arsimore ndikon shumë më tepër në mundësitë e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë.