Rëndësia e mediumeve të reja dhe si ato e ndryshuan komunikimin tonë është temë që është elaboruar gjerësisht. Rrjetet sociale, bloget, video serviset, e kështu me radhë, tashmë janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë dhe në masë të madhe përcaktojnë se me kë, si dhe sa komunikojmë.
Potenciali i mediumeve të reja për komunikim, publikim digjital dhe shoqërim është evident, dhe ai paraqet pjesën më të praktikuar të serviseve dhe të ueb-faqeve nëpërmjet të të cilave funksionojnë këto mediume të reja. Por, nga ana tjetër, një segment shumë i rëndësishëm i mediumeve të reja është edhe potenciali i tyre për komunikim në mënyrë tjetër, gjegjësisht përë këmbim dhe përhapje të informatave dhe njohurive për qëllime arsimore.
Bloget, Youtube-i, grupet në Facebook, Twitter-i, SlideShare-dhe shumë të tjera kanë mundësi të shkëlqyeshme për publikim të përmbajtjeve dhe materialeve arsimore, përbashkimin e tyre, si dhe targetimin e këtyre përmbajtjeve drejt atyre që janë më të interesuar.
Në praktikë, bloget më shpesh përdoren si vend i përshtatshëm për t’i publikuar përrmbajtjet arsimore (leksionet, legjeratat, prezantimet, fotografitë dhe video-përmbajtjet, etj.) dhe në atë mënyrë të gjithë të interesuarit të mund t’u qasen atyre në mënyrë të lehtë. Për publikimet e blogeve lehtë zhvillohet diskutim, plotësohen informatat, këmbehen përvoja dhe ato me lehtësi shpërndahen deri te të gjithë të interesuarit edhe jashtë rrethit inicial. Potencial të njëjtë kanë edhe grupet në Facebook, duke mundësuar publikim, diskutim si dhe përbashkim të shpejtë dhe të lehtë.
Youtube-i e përkrah komunikimin vizual dhe kontributin e saj në mësim. Tregimi i disa njësive mësimore ose ndonjë materiali është shumë më mbresëlënës nëse gjatë sqarimit bashkangjiten edhe video materiale. Për shembull, në biologji, krahasoni se sa mbresëlënëse do të ishte sikur, le të themi, osmozën e shihni nëpërmjet video materialit përkatës, për dallim nga mundësitë e kufizuara të materialit të shtypur me tekst dhe fotografi. Kjo, gjithsesi është vetëm një pjesë e vogël e mundësive kreative që i ofrojnë mediumet e reja dhe interneti i gjeneratës së dytë dhe të tretë.
Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të asaj se si Twitter-i në konferenca të ndryshme mund të jetë vegël për shpërndarjen e informatave te një publik më i gjerë, të hapet ndonjë çështje, të zgjerohet diskutimi, të konkretizohet ndonjë informatë e re e të ngjashme. E gjithë kjo mund të realizohet në ngjarje të ndryshme, pra edhe për ndonjë ligjeratë, prezantim, leksion, hulumtim etj. Twitter-i konsiderohet si vegël shumë e thjeshtë dhe mjaft e dobishme për shpërndarjen e informatave dhe diskutim për temën, si dhe mundëson të ashtuquajturin „Augmented Learning“, gjegjësisht “mësim i përforcuar”.
Për ilustrimin e gjithë kësaj, shihni videon „The Twitter Experiment“ për atë se si një ligjeratë mund ta shfrytëzojë Twitter-in në gjatë mësimit interaktiv:
Bashkangjituni edhe ju kësaj vale të re të ndryshimeve të dobishme dhe përpiquni ta shihni potencialin, si dhe t’i zbatoni mundësitë e mediumeve të reja për qëllime të interesit publik.