Ç’janë “resurset e hapura arsimore”?

Resurset e hapura arsimore (RHA), Оpen Education Resources në gjuhën angleze, janë mjete dhe përmbajtje arsimore të lira për përdorim. Ato janë vegla pa pagesë që mund të shfrytëzohen për qëllime edukative dhe hulumtuese pa asnjë kompensim. Përveç kësaj, RHA-të janë të lira për shpërndarje (distribuim), në bazë të të drejtave të përkufizuar autoriale, që mundësojnë shpërndarje të lirë dhe shumëzim të resurseve dhe mjeteve në fjalë. Në kontekstin e kohës sonë  dhe epokës së internetit, me RHA-të, më shpesh nënkuptohen veglat arsimore të cilave mund t’u qasemi lehtë në internet dhe që janë të lira për përdorim. Problemet që paraqiten më shpesh gjatë përdorimit të resurseve arsimore (RA), kryesisht kanë të bëjnë me kufizimin e përdorimit të tyre, gjegjësisht ato janë në dispozicion për shfrytëzim për një numër të kufizuar grupesh ose individësh. Mu në këtë drejtim veprojnë RHA-të, të cilat mjetet arsimore i konsiderojnë si “e mirë publike dhe e përbashkët”.