Pas realizimit të suksesshëm të programit për bursa për vitin 2014 të “School of Data” (Shkollës për të dhëna), tani është hapur edhe thirrja për të aplikuar për bursa për vitin 2015. Sikurse dhe vitin e kaluar, kërkohen trajnues të rinj për të dhëna, të cilët do t’i paraqesin shkathtësitë e tyre për punë me të dhënat anembanë botës. [Read more…]
Thirrje për zgjedhjen e arsimtarit më të mirë për RHA dhe profesorit më të mirë për RHA për vitin 2014
Aleanca për resurse të hapura në Maqedoni shpall thirrje për zgjedhjee zgjedhjen e arsimtarit më të mirë në arsimin fillor për RHA dhe profesorit më të mirë në arsimin e mesëm për RHA për vitin 2014. Nominoni arsimtarin, profesorin ose kolegun tuaj të preferuar i cili shfrytëzon ose krijon resurse të hapura arsimore në arsim! [Read more…]
Deklarata për Resurse të hapura arsimore në Maqedoni
Aleanca për resurse të hapura arsimore e përkrah zhvillimin e Resurseve të hapura arsimore (RHA) në Maqedoni, në bazë të parimeve të Deklaratës së Parisit për Resurse të hapura arsimore të vitit 2012, të miratuar nga UNESCO-ja në “Kongresin botëror për resurse arsimore” në vitin 2012.
Përkrahja nënkupton pëlqim, gjithmonë kur mund të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e miratuara në Kongres, me qëllim që të sigurohet arsim i hapur që do të jetë në dispozicion për të gjithë. [Read more…]
Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni
Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. [Read more…]
Pyеtje të parashtruara shpesh për Resurset e hapura arsimore
Çka janë resurset e hapura arsimore?
Koncepti i Resurseve të hapura arsimore (RHA) i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i inkuadruar edhe programet mësimore, materialet e kurseve, videot onlajn, librat mësimorë, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër që është i dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë të mësuarit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë për të paguar ndonjë kompensim për të drejtat autoriale ose ndonjë taksë për licencë. [Read more…]