Pyеtje të parashtruara shpesh për Qasjen e hapur

Çka paraqet qasja e hapur?
Qasja e hapur paraqet vënia në dispozicion pa pages e përmbajtjeve nëpërmjet internetit. Forma më e njohur e qasjes së hapur dhe që realizohet më lehtë është publikimi i punimeve të recenzuara shkencore nga revistat akademike pa pritur që autorët të paguhen për këtë. [Read more…]

Si është gjendja në Maqedoni?

Përveç teknologjizimit të shkollave dhe të institucioneve të tjera arsimore, në Republikën e Maqedonisë ka aktivitete dhe projekte të caktuara, të cilat kanë pika të përbashkëta me idetë dhe konceptet e RHA-ve. Një nga ato është edhe projekti për librat mësimorë pa pagesë, i cili realizohet që nga viti shkollor 2009/2010. Megjithatë, këto aktivitete hasin në një sërë problemesh, ndërkohë që vërehet dhe një koordinim i pamjaftueshëm i shtetit, sektorit joqeveritar, i organizatave dhe i fondacioneve ndërkombëtare, që këto aktivitete ta mundësojnë realizimin më të shpejtë të “arsimit të hapur”. [Read more…]

Kush i promovon dhe i avancon RHA-të?

Edhe pse RHA-të kanë një histori akademike dhe hulumtuese, parimet e tyre më saktësisht janë përkufizuar nga OKB-ja dhe UNESKO-ja, të cilat kanë për qëllim t’i promovojnë gjerësisht vlerat dhe përfitimet që dalin prej tyre. Qëllimi është të lehtësohet qasja deri tek mjetet e edukimit, të tejkalohet dallimi ndërmjet vendeve të pasura e të varfëra dhe ndërmjet shtresave të ndryshme të atyre vendeve. E drejta për t’u arsimuar dhe për të pasur qasje tek mjetet për edukim është njëra nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, për të cilat duhet të kujdesen shoqëritë. Përveç Kombeve të Bashkuara dhe UNESKO-s, disa nga përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve në favor të RHA-ve janë edhe “Organizata për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim” (OECD), një numër i madh i universiteteve prestigjioze, ku bën pjesë dhe “MIT”, që u përmend më lartë etj. [Read more…]

Ku është kufiri ndërmjet informatave të lira dhe përmbajtjeve të mbrojtura autoriale?

Interneti është një thesar i madh me informata dhe përmbajtje të çdo lloji. Sado e lehtë të jetë qasja në këto informata, pjesën më të madhe të tyre nuk mund ta shfrytëzoni lirisht, e kjo të jetë legale ose pa kufizime të caktuara. Shkaqet për këtë janë të drejtat ekzistuese autoriale, të cilat përcaktojnë në mënyrë të saktë se si mund të shfrytëzohen përmbajtjet në internet dhe cilat përmbajtje nuk mund të shumëzohen dhe të distribuohen. Pjesa më e madhe e fotografive, video-materialeve, shënimeve-audio, e kështu me radhë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, të cilat ua pamundësojnë që t’i ndryshoni ose t’i përshtatni në mënyrë legale për nevojat tuaja, t’ua shpërndani nxënësve e të ngjashme. Për këto përmbajtje duhet të merret leje ose duhet të paguhet ndonjë kompensim i caktuar. Problemet dhe situatat janë të ngjashme edhe me materialet në formë të shtypur. [Read more…]

Resurset e hapura arsimore si pjesë e lëvizjes së hapur

Gjatë shekullit XX u paraqitën shumë filozofi dhe modele “të hapura”, të cilat e kanë të përbashkët dëshirën për përbashkim të lirë, pengimin e krijimit të duplikateve, shmangien e të drejtave restriktive autoriale, promovimin e efikasitetit ekonomik dhe rritjen e qasjes tek palët e interesuara. [Read more…]