Cili është qëllimi i resurseve të hapura arsimore?

Zhvillimi i shoqërisë dhe teknologjisë informatike kontribuoi në ndryshimin e mënyrës në të cilën zhvillohet procesi arsimor dhe hapi mundësi të reja për edukim. Njëkohësisht, mundësitë e reja paraqesin sfidë për mënyrat e përdorura deri më tani në zhvillimin e procesit arsimor, të cilat shndërrohen në një lloj pengese për ndryshime më të shpejta. RHA-të përpiqen t’i tejkalojnë këto pengesa që paraqiten në formë të të drejtave autoriale, qasjeve selektive, rregullave të ndërlikuara, pengesave të shfrytëzuesve etj. [Read more…]

Historik i shkurtër i RHA-ve

Vetë koncepti i RHA-ve ndërlidhet me termin e Dejvid Uajlit (David Wiley) për “përmbajtje të hapur“ (аnglisht, open content), të promovuar në vitet e ‘80-ta dhe të ‘90-ta të shekullit XX. Kjo shprehje e re e zgjeron idenë e ekzistimit të lidhjes ndërmjet lëvizjes për softuerë të lirë dhe lëvizjes që angazhohet për përmbajtjet e hapura dhe shfrytëzimin e tyre, veçanërisht në arsim. Uajli ka marë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e licencës së hapur për përmbajtje (që e lehtëson qasjen tek materialet dhe përmbajtjet), të pranuar në shkallë të gjerë dhe të njohur si “Open Publication Licence”. [Read more…]

RHA-të në botë

Edhe pse RHA-të kanë një histori akademike dhe hulumtuese, parimet e tyre më saktësisht janë përkufizuar nga OKB-ja dhe UNESKO-ja, të cilat kanë për qëllim t’i promovojnë gjerësisht vlerat dhe përfitimet që dalin prej tyre. Qëllimi është të lehtësohet qasja deri tek mjetet e edukimit, të tejkalohet dallimi ndërmjet vendeve të pasura e të varfëra dhe ndërmjet shtresave të ndryshme të atyre vendeve. E drejta për t’u arsimuar dhe për të pasur qasje tek mjetet për edukim është njëra nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, për të cilat duhet të kujdesen shoqëritë. [Read more…]

Si t’i zbatoni resurset e hapura arsimore në mësim

Për qëllime arsimore mund të shfrytëzojmë një sërë mundësish dhe materialesh që i ofron interneti.

Për shembull, gjatë realizimit të orës mësimore mund të përdoren përmbajtje që janë në dispozicion nga lëmi të ndryshme të cilave nxënësit dhe studentët mund t’u rikthehen sipas nevojës dhe dëshirës, dhe në këtë mënyrë në masë të konsiderueshme ta do ta lehtësojnë procesin e përvetësimit të informatave dhe njohurive të caktuara. Jo vetëm që arsimi lirohet nga restriksionet për të qenë “proces i mbyllur” në vetë institucionet, por fiton edhe mundësi për përhapje dhe shpërndarje të nevojave dhe interesave të të gjitha palëve të involvuara në këtë proces. [Read more…]

Si ndihmojnë RHA-të

Marrë globalisht, vendet e ndryshme kanë dallime në zhvillimin e tyre teknologjik dhe në shkallë të ndryshme arrijnë që në mënyrë efikase ta zbatojnë teknologjinë për qëllime arsimore. Megjithatë, ekzistojnë disa vështirësi dhe probleme që janë të përbashkëta për numrin më të madh të vendeve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përvetësimin dhe shpërndarjen e dijes: [Read more…]