Në suaza botërore, zbatimi i RHA-ve dhe lehtësimi i qasjes deri te materialet arsimore bëhet në mënyra të ndryshme, mirëpo si më efikase tregohen ato metoda të cilat i shfrytëzojnë në mënyrë të koordinuar përfitimet që i ofrojnë teknologjitë e reja dhe interneti, të kombinuara me lidhjen e individëve dhe grupeve të veçanta në rrjete onlajn. Kjo, gjithsesi e lehtëson bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave, materialeve dhe ideve. Njëra nga metodat aktuale më efektive është edhe zhvillimi i softuerit pa pagesë, i cili mundëson zbatim në mësim dhe në fusha të ndryshme shkencore. [Read more…]