Ku gjendet “Creative Commons” në botën e të drejtave autoriale?

Licencat “Creative Commons” gjenden ndërmjet të drejtave autoriale të mbrojtura plotësisht dhe domenit publik, ku bëjnë pjesë veprat që mund të shfrytëzohen pa asnjë kufizim ose kusht. Duke u gjendur diku në mes, këto licenca mundësojnë mbrojtje të veprave autoriale nga përdorimet e padëshiruara, ndërsa njëkohësisht e nxisin bashkëpunimin, përmirësimin e njohurive, kreativitetin dhe sasinë e përmbajtjeve që në përgjithësi janë në dispozicion në internet. Në këtë mënyrë kanë dobi edhe përbashkuesit, edhe ata për të cilët përbashkohen përmbajtjet. [Read more…]

Si funksionon “Creative Commons”?

Në qoftë se jeni autor i ndonjë vepre dhe dëshironi ta publikoni atë nën licencën Creative Commons, duhet të shkoni në creativecommons.org/choosе dhe ta plotësoni pyetësorin e shkurtër, në bazë të të cilit do t’u gjenerohet një kod, të cilin pastaj duhet ta futni në ueb-faqen, prezantimin, dokumentin tuaj… E gjithë procedura kryhet në internet dhe zgjat vetëm disa minuta. [Read more…]

Bashkëpunimi ndërmjet resurseve të hapura arsimore dhe qasjes së hapur

Edhe resurset e hapura arsimore edhe qasja e hapur bazohen në parimin e të qenit të materialeve të hapura, gjegjësisht të qenit në dispozicion dhe përdorim të lirë të materialeve që janë të rëndësishme për veprimtarinë arsimore dhe atë hulumtuese. Më konkretisht, qasja e hapur angazhohet për prodhimin e materialeve hulumtuese me kualitet të lartë dhe shpërndarjen e tyre me qëllim të përparimit të veprimtarisë hulumtuese në tërësi. [Read more…]

Cilat janë përparësitë nga zbatimi i qasjes së hapur?

  • Literatura me qasje të hapur është me kualitet të lartë dhe e përgatitur sipas standardeve.
  • Qasja e hapur është kompatibile me botimet e shtypura. Ajo ka të bëjë me qasjen e lirë onlajn deri tek literatura e revistave shkencore-hulumtuese, pa e përjashtuar mundësinë që të paguhet qasja deri tek materialet e njëjta në formë të shtypur. [Read more…]

Dallimi ndërmjet softuerit me kod të hapur dhe softuerit të lirë

Përkufizimet e këtyre dy termave janë shumë të ngjashme. Dallimi qëndron në theksimin e aspekteve të ndryshme. Përderisa në softuerin e lirë theksohet liria e cila u jepet shfrytëzuesve, termi kod i hapur shoqërohet me dukshmërinë e kodit burimor për të gjithë, duke e theksuar kualitetin e softuerit që është rezultat i modeleve zhvilluese që zbatohen në projektet për softuer të lirë me kod të hapur. Në disa raste, softueri i lirë nuk është krejtësisht me kod të hapur dhe e kundërta. Nga ana tjetër, softueri i lirë nuk është i njëjtë me softuerin pa pagesë (freeware). [Read more…]