Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. [Read more…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Resurset e hapura arsimore

Çka janë resurset e hapura arsimore?
Koncepti i Resurseve të hapura arsimore (RHA) i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i inkuadruar edhe programet mësimore, materialet e kurseve, videot onlajn, librat mësimorë, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër që është i dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë të mësuarit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë për të paguar ndonjë kompensim për të drejtat autoriale ose ndonjë taksë për licencë. [Read more…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Qasjen e hapur

Çka paraqet qasja e hapur?
Qasja e hapur paraqet vënia në dispozicion pa pages e përmbajtjeve nëpërmjet internetit. Forma më e njohur e qasjes së hapur dhe që realizohet më lehtë është publikimi i punimeve të recenzuara shkencore nga revistat akademike pa pritur që autorët të paguhen për këtë. [Read more…]

Resurset arsimore në Sh.F. “Bllazhe Koneski”

Nëpërmjet projektit për RHA patëm mundësi të takohemi me një numër të madh punëtorësh arsimorë të cilët me ne i përbashkuan një numër të madh të materialeve, aktiviteteve dhe ideve të tyre, dhe na informuan se si ata i shfrytëzojnë në mënyrë praktike veglat e reja digjitale dhe internetin për qëllime arsimore. Njëri nga punimet më impresive është ai që me ne e përbashkuan arsimtarët e Sh.F. “Bllazhe Koneski” nga Shkupi. [Read more…]

Rekomandime për resurse arsimore vendore

E vazhdojmë praktikën që në ueb-faqen e RHA-ve të prezantojmë dhe të rekomandojmë resurse arsimore vendore. Shpresojmë se me prezantimin e tyre do ta zgjerojmë përdorimin e tyre, do të ndihmojmë për afirmimin e tyre të mëtutjeshëm, por edhe do të motivojmë për krijimin e resurseve plotësuese në fusha të ndryshme shkencore-arsimore. [Read more…]