Ju ftojmë të bëheni pjesë e uebinarit në temën “Bazat e edukimit medial” që do të mbahet më 26 mars, prej orës 17:00 deri në orën 18:30.
Pëshkrimi i webinarit
Qëllimi i webinarit është pajisja e pjesëmarrësve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme në jetën e përditshme kur konsumojnë mediet dhe informacione. Si rezultat, pjesëmarrësit do të kuptojnë pse është e rëndësishme të kenë aftësi për Edukim Medial (EM), të fitojnë njohuri themelore të EM dhe të mësojnë se si, ku dhe kur t’i përdorin ato. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të identifikojnë propagandën, lajmet e rreme dhe mediat e dëmshme. [Read more…]
Pas realizimit të suksesshëm të programit për bursa për vitin 2014 të “School of Data” (Shkollës për të dhëna), tani është hapur edhe thirrja për të aplikuar për bursa për vitin 2015. Sikurse dhe vitin e kaluar, kërkohen trajnues të rinj për të dhëna, të cilët do t’i paraqesin shkathtësitë e tyre për punë me të dhënat anembanë botës.
Aleanca për resurse të hapura në Maqedoni shpall thirrje për zgjedhjee zgjedhjen e arsimtarit më të mirë në arsimin fillor për RHA dhe profesorit më të mirë në arsimin e mesëm për RHA për vitin 2014. Nominoni arsimtarin, profesorin ose kolegun tuaj të preferuar i cili shfrytëzon ose krijon resurse të hapura arsimore në arsim! 



