E-uciliste

Е-uciliste.com është projekt i Vllatko Butleskit, arsimtar në shkollën e mesme elektro-makinerike “Riste Risteski  – Riçko” në Prilep. Me ndihmën e nxënësve të tij, ky grup e mirëmban një ueb-faqe në të cilën nxënësit mund të gjejnë materiale mësimore, doracakë, informata të ndryshme ndihmëse dhe mund të zgjidhin teste për t’i kontrolluar njohuritë e tyre (për shfrytëzimin e materialeve, duhet patjetër të regjistroheni). Projekti është zhvilluar nën licencat e Creative Commons – mund të shpërndash, vetëm se duhet ta theksosh burimin. [Read more…]

skoool.mk

Skoool.mk është një resurs onlajn i përgatitur nga MSHIA dhe “Byroja për reforma në arsim”(më tej BRA) dhe është pjesë e rrjetit skool.com. Ueb-faqja ofron vegla dhe përmbajtje nga sfera e matematikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë.

Ueb-faqja përmban audio dhe video materiale interaktive që mund të zbatohen në mësim. [Read more…]

Libra mësimorë elektronikë

e-ucebnici.mk është bibliotekë digjitale për ruajtjen, kërkimin dhe shfletimin e librave mësimorë elektronikë të dedikuar për nxënës të shkkolave fillore dhe të mesme, si dhe arsimtarët dhe prindërit e tyre. Në listën e librave mësimorë që janë në dispozicion ka 127 ekzemplarë të librave prej klasës së parë deri në klasën e tetë, në gjuhën maqedone, shqipe, serbe dhe turke. Librat mësimorë mund të shkarkohen në formatin PDF dhe mund të përshtaten në mënyrë të lehtë për përdorim dhe shtypje.

Video arsimore të MASH-it

E përgatitur nga Ministria për arsim dhe shkencë, është vënë në dispozicion baza me video përmbajtje “eduvideo.mon.gov.mk” për shfrytëzim të lirë për qëllime arsimore, për profesionalizim të personave të interesuar, si dhe për përdorim në procesin arsimor me persona me nevoja të veçanta. Këtu mund të gjeni një numër të madh të video përmbajtjeve për shkallë të ndryshme të arsimit dhe të profesionalizimit, edhe atë për lëmi të ndryshme.

Wikipedia si resurs arsimor

Ç’është Wikipedia?

Wikipedia është enciklopedi onlajn e përgatitur nga vullnetarë që punojnë në përgatitjen e еnciklopedive në gjuhë të nrdyshme. Të gjitha përmbajtjeve të Wikidepia-s mund t’u qasemi lehtë dhe janë për përdorim të lirë. Misioni kryesor i projektit “Wikipedia” është mbledhja e dijes njerëzore në gjuhë të ndryshme, në ç’mënyrë lehtësohet qasja deri te dija. Gjithashtu promovohen parimet se dija duhet të jetë pa pagesë, e lirë dhe lehtësisht e qasshme për çdokë. [Read more…]