Video arsimore të MASH-it

E përgatitur nga Ministria për arsim dhe shkencë, është vënë në dispozicion baza me video përmbajtje “eduvideo.mon.gov.mk” për shfrytëzim të lirë për qëllime arsimore, për profesionalizim të personave të interesuar, si dhe për përdorim në procesin arsimor me persona me nevoja të veçanta. Këtu mund të gjeni një numër të madh të video përmbajtjeve për shkallë të ndryshme të arsimit dhe të profesionalizimit, edhe atë për lëmi të ndryshme.