Punëtori për RHA me studentët e FSHIIK-së

Më 2 tetor, në hapësirat e “Fakultetit për shkenca të informatikës dhe inxhinjeri kompjuterike” (FSHIIK) në Shkup u mbajt punëtori për resurse të hapura arsimore (RHA).

Në punëtori morën pjesë anëtarët e parlamentit studentor të FSHIIK-së, kurse vetë punëtoria përbëhej nga dy module: “Hyrje dhe trendet në fushën e RHA-ve” dhe “RHA-të dhe përdorimi i Wikipedia-s”, që u prezantuan nga mr. Vasillka Dimitrovska. [Read more…]

Coursera – fillimi i revolucionit në arsimin onlajn

Coursera – зачеток на револуција во онлајн-образованиетоТashmë kal filluar të duket ajo që Bill Gejtsi e parashikoi rreth ardhmërisë së arsimit. Gjatë një interviste në vitin 2010, ai deklaroi se për 5 vjet, arsimin më të mirë në internet do të mund ta fitoni në internet. Njëkohësisht, Gejtsi parashikoi edhe vdekje të ngadalshme të universiteteve të bazuara në lokacion, gjegjësisht studentëve të vendosur në kampuse e të ngjashme. Platforma Coursera është personifikim е vjetërimit të arsimit konvencional.

[Read more…]

Prezantim për RHA-të para studentëve të UNB-së

Më 26 shtator 2012 u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) para studentëve të “Universitetit ndërkombëtar ballkanik” në Shkup. Një pjesë e ekipit të projektit për RHA-të ua prezantoi studentëve projektin për Resurse të hapura arsimore, aktivitetet, idetë dhe përvojat me RHA-të në botë. [Read more…]

Pse arsimi onlajn fitoi një moment revolucionar

Hovi për të krijuar ligjerata të mëdha dhe pa pagesë krijoi shqetësim nëpër univeristetet e botës. Me financat e zvogëluara, si dhe me shkuarjen në drejtim të mësimit onlajn, universitetet janë të detyruar që me shpejtësi t’i ndryshojnë modelet arsimore. Sot, shprehjet historike, seizmike dhe revolucionare paraqiten në përshkrimin e sfidave me të cilat ballafaqohet arsimi i lartë në vitet e ardhshme. [Read more…]

Projektet për privatësi dhe për resurse të hapura arsimore u prezantuan në Prishtinë

Si pjesë e konferencës katërditore për softuer të lirë dhe trende të ngjashme në sferën e dijes, që u mbajt prej 7 deri më 10 shtator në Prishtinë, Kosovë, përfaqësuesja e fondacionit Metamorfozis i prezantoi iniciativat që ndërmerren në Maqedoni për shkencë dhe arsim të hapur.

[Read more…]