Coursera – fillimi i revolucionit në arsimin onlajn

Coursera – зачеток на револуција во онлајн-образованиетоТashmë kal filluar të duket ajo që Bill Gejtsi e parashikoi rreth ardhmërisë së arsimit. Gjatë një interviste në vitin 2010, ai deklaroi se për 5 vjet, arsimin më të mirë në internet do të mund ta fitoni në internet. Njëkohësisht, Gejtsi parashikoi edhe vdekje të ngadalshme të universiteteve të bazuara në lokacion, gjegjësisht studentëve të vendosur në kampuse e të ngjashme. Platforma Coursera është personifikim е vjetërimit të arsimit konvencional.

Që para do kohësh, 12 universitete kulmore, duke i përfshirë edhe universitetet e Stenford-it, Djuk-ut, Edingurb-ut, Kalltek-ut dhe disa të tjera, inicuan një projekt të quajtur Coursera i cili përfshin edhe ligjerata onlajn nga fusha të ndryshme, të shoqëruara me detyra praktike dhe provim përfundimtar. Pas përfundimit të sukseshëm të çdo lënde, studentët marrin certifikatë, gjegjësisht deklaratë të nënshkruar nga organizatorët e asaj lënde. Ligjeratat janë krejtësisht pa pagesë dhe shërbejnë  edhe si hyrje në lëminë të cilën e shqyrton lënda.

Coursera ofron gjithsej 117 е-kurse të ndara në 17 kategori të ndryshme të cilat i përfshijnë nevojat edukative të cilit do profil të shfrytëzuesit. Kurset zakonisht zgjasin disa javë, dhe gjithçka që ju nevojitet është një kompjuter që është i lidhur në internet dhe njohje solide e gjuhës angleze, edhe pse ka filluar iniciativa për përkthimin e ligjeratave dhe titrim të videove përkatëse. Gjithsesi, dëshira për të mësuar i tejkalon të gjitha parakushtet që kërkohen.

“Teknologjia jonë ofron mundësi që profesorët më të mirë t’u ligjërojnë dhjetëra e madje edhe mijëra studentëve. Kështu, ne shpresojmë që të gjithëve t’u mundësojmë qasje në arsim të rangut botëror, diçka që deri tani ishte në dispozicion vetëm për disa njerëz të zgjedhur. Dëshirojmë t’i inkurajojmë shfrytëzuesit tanë me arsim që do ta përmirësojë jetën e tyre, jetën e familjeve të tyre dhe komuniteteve ku jetojnë,” thuhet në coursera.org.

Filozofia dhe deviza udhëheqëse e Coursera-s është e qartë: Arsim pa pagesë për të gjithë, pa marë parasysh gjendjen ekonomike. Megjithatë, është me rëndësi të theksohet se Coursera paraqet vetëm fillimin e diçkaje shumë më të madhe, për shkak se kurset janë të paramenduara si hyrje në problematikën e lëmisë. Do të jetë interesante të ndiqet zhvillimi i ngjarjeve rreth e-arsimit dhe gjithsesi, përgjigja që do të vijë nga universitetet konvencionale.

Tekstin e shkroi: Marko Mançev (marko.manchev[at]gmail.com).