Archives for June 2012

Libra mësimorë elektronikë

e-ucebnici.mk është bibliotekë digjitale për ruajtjen, kërkimin dhe shfletimin e librave mësimorë elektronikë të dedikuar për nxënës të shkkolave fillore dhe të mesme, si dhe arsimtarët dhe prindërit e tyre. Në listën e librave mësimorë që janë në dispozicion ka 127 ekzemplarë të librave prej klasës së parë deri në klasën e tetë, në gjuhën maqedone, shqipe, serbe dhe turke. Librat mësimorë mund të shkarkohen në formatin PDF dhe mund të përshtaten në mënyrë të lehtë për përdorim dhe shtypje.

Video arsimore të MASH-it

E përgatitur nga Ministria për arsim dhe shkencë, është vënë në dispozicion baza me video përmbajtje “eduvideo.mon.gov.mk” për shfrytëzim të lirë për qëllime arsimore, për profesionalizim të personave të interesuar, si dhe për përdorim në procesin arsimor me persona me nevoja të veçanta. Këtu mund të gjeni një numër të madh të video përmbajtjeve për shkallë të ndryshme të arsimit dhe të profesionalizimit, edhe atë për lëmi të ndryshme.

Wikipedia si resurs arsimor

Ç’është Wikipedia?

Wikipedia është enciklopedi onlajn e përgatitur nga vullnetarë që punojnë në përgatitjen e еnciklopedive në gjuhë të nrdyshme. Të gjitha përmbajtjeve të Wikidepia-s mund t’u qasemi lehtë dhe janë për përdorim të lirë. Misioni kryesor i projektit “Wikipedia” është mbledhja e dijes njerëzore në gjuhë të ndryshme, në ç’mënyrë lehtësohet qasja deri te dija. Gjithashtu promovohen parimet se dija duhet të jetë pa pagesë, e lirë dhe lehtësisht e qasshme për çdokë. [Read more…]

Fjalori digjital i gjuhës maqedone

I përgatitur nga SAM97-MAK DOOEL është vënë në dispozicion dhe përdorim të lirë “Fjalori digjital i gjuhës maqedone“. Fondi leksikor dhe interpretimet e tyre janë marrë nga këto burime:

  • “Fjalori i gjuhës maqedone” nga Bllazhe Koneski, Vëllimi 1-3, Detska radost, 1994.
  • “Fjalor interpretues i gjuhës maqedone”, Vëllimi 1-4, i botuar nga Instituti për gjuhë maqedone “Kërste Misirkov”, 2003-2009 [Read more…]

Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore

Më 31 maj, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” u mbajt takim koordinativ i një grupi profesionistësh, arsimtarësh, profesrorësh dhe aktivistësh nga fusha e arsimit dhe mediumeve të reja. Në takim u prezantuan qëllimet dhe planet e projektit “Resurse të hapura arsimore”, bartës i të cilit është fondacioni “Metamorfozis”, dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim, si dhe për lidhje më të mirë të të gjitha palëve aktive në këtë fushë. [Read more…]