Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore

Më 31 maj, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” u mbajt takim koordinativ i një grupi profesionistësh, arsimtarësh, profesrorësh dhe aktivistësh nga fusha e arsimit dhe mediumeve të reja. Në takim u prezantuan qëllimet dhe planet e projektit “Resurse të hapura arsimore”, bartës i të cilit është fondacioni “Metamorfozis”, dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim, si dhe për lidhje më të mirë të të gjitha palëve aktive në këtë fushë. [Read more…]