Archives for February 2012

Ç’janë “resurset e hapura arsimore”?

Resurset e hapura arsimore (RHA), Оpen Education Resources në gjuhën angleze, janë mjete dhe përmbajtje arsimore të lira për përdorim. Ato janë vegla pa pagesë që mund të shfrytëzohen për qëllime edukative dhe hulumtuese pa asnjë kompensim. Përveç kësaj, RHA-të janë të lira për shpërndarje (distribuim), në bazë të të drejtave të përkufizuar autoriale, që mundësojnë shpërndarje të lirë dhe shumëzim të resurseve dhe mjeteve në fjalë. [Read more…]

Kujt i nevojiten “resurset e hapura arsimore”?

Resurset e hapura arsimore kanë rëndësi universale, gjegjësisht janë të rëndësishme për të gjitha shoqëritë dhe vendet, pavarësisht shkallës së zhvillimit të tyre dhe lartësisë së standardit jetësor. Në të gjitha këto vende, RHA-të mund të kontribuojnë në masë të konsiderueshme për arsim më të hapur dhe më të lehtë. Megjithatë, për vendet e pazhvilluara, vendet që janë në zhvillim dhe shoqëritë në tranzicion, qasja e lirë deri tek mjetet arsimore ka rëndësi edhe më të madhe. Mund të thuhet se, për to, përdorimi i lirë i mjeteve arsimore ndikon shumë më tepër në mundësitë e zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë.

Cili është qëllimi i resurseve të hapura arsimore?

Zhvillimi i shoqërisë dhe teknologjisë informatike kontribuoi në ndryshimin e mënyrës në të cilën zhvillohet procesi arsimor dhe hapi mundësi të reja për edukim. Njëkohësisht, mundësitë e reja paraqesin sfidë për mënyrat e përdorura deri më tani në zhvillimin e procesit arsimor, të cilat shndërrohen në një lloj pengese për ndryshime më të shpejta. RHA-të përpiqen t’i tejkalojnë këto pengesa që paraqiten në formë të të drejtave autoriale, qasjeve selektive, rregullave të ndërlikuara, pengesave të shfrytëzuesve etj. [Read more…]

Historik i shkurtër i RHA-ve

Vetë koncepti i RHA-ve ndërlidhet me termin e Dejvid Uajlit (David Wiley) për “përmbajtje të hapur“ (аnglisht, open content), të promovuar në vitet e ‘80-ta dhe të ‘90-ta të shekullit XX. Kjo shprehje e re e zgjeron idenë e ekzistimit të lidhjes ndërmjet lëvizjes për softuerë të lirë dhe lëvizjes që angazhohet për përmbajtjet e hapura dhe shfrytëzimin e tyre, veçanërisht në arsim. Uajli ka marë pjesë në mënyrë aktive në krijimin e licencës së hapur për përmbajtje (që e lehtëson qasjen tek materialet dhe përmbajtjet), të pranuar në shkallë të gjerë dhe të njohur si “Open Publication Licence”. [Read more…]

RHA-të në botë

Edhe pse RHA-të kanë një histori akademike dhe hulumtuese, parimet e tyre më saktësisht janë përkufizuar nga OKB-ja dhe UNESKO-ja, të cilat kanë për qëllim t’i promovojnë gjerësisht vlerat dhe përfitimet që dalin prej tyre. Qëllimi është të lehtësohet qasja deri tek mjetet e edukimit, të tejkalohet dallimi ndërmjet vendeve të pasura e të varfëra dhe ndërmjet shtresave të ndryshme të atyre vendeve. E drejta për t’u arsimuar dhe për të pasur qasje tek mjetet për edukim është njëra nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, për të cilat duhet të kujdesen shoqëritë. [Read more…]