Punëtori për RHA-të në komunën e Aerodromit

Më 24 tetor në shkollën fillore “Ljuben Llape” në Shkup u mbajt punëtori për resurset e hapura arsimore (RHA) para një grupi arsimtarësh nga shkollat fillore të komunës së Aerodromit. Arsimtarët u njoftuan me qëllimet dhe konceptet kryesore të lëvizjes për arsim të hapur dhe me konceptet, trendet më të reja në përdorimin e internetit dhe veglave digjitale në arsim, si dhe me resursete hapura që janë në dispozicion të lirë për përdorim.

Në kuadër të punëtorisë e realizua edhe një modul praktik nga Marina Mitkоva-Vasileva për praktikat dhe problemet me përdorimin e TKI-së gjatë mësimdhënies në shkollat fillore. U potencua domosdoshmëria për të pasur e-resurse në gjuhën maqedonase për nxënësit e shkollave fillore dhe mësimin klasor.

Arsimtarët u informuan për përpunimin e aplikacionit për përbashkimin dhe kërkimin e resurseve arsimore që është në fazën përfundimtare dhe që do të jetë në dispozicion në ueb-faqen oor.mk, gjë që u konfirmua edhe nga arsimtarët si vegël e shkëlqyeshme për nevojat e tyre.