Përvojat botërore tregojnë se me përmirësime dhe përshtatje të vazhdueshme ligjore, mund të pajtohen dhe të koordinohen këto dy pole, që në shikim të parë duken si të papajtueshme, gjegjësisht distribuimi i lirë dhe mbrojtja e të drejtave autoriale. Si shembull për një nga formulat më të suksesshme është sistemi i licencave që është rregulluar nga ana e “Creative Commons” (www.creativecommons.org), i cili zbatohet edhe në Maqedoni (http://cc.org.mk/). “Creative Commons”, e nënkupton shfrytëzimin e lirë të të ashtuquajturave licenca “Creative Commons” nga ana e artistëve, autorëve dhe zhvilluesve, të cilët dëshirojnë që një pjesë të të drejtave autoriale t’i mbajnë për vete, ndërsa një pjesë t’ia lënë publikut, duke e stimuluar në këtë mënyrë promovimin dhe shfrytëzimin më të madh të veprave që janë të mbrojtura pjesërisht. Nga ky këndvështrim, është e qartë lidhshmëria ndërmjet filozofisë në të cilën bazohen RHA-të dhe Creative Commons. Ato, jo vetëm që janë të afërta në aspekt konceptual, por edhe bashkëpunojnë ndërmjet tyre. [Read more…]
Ku gjendet “Creative Commons” në botën e të drejtave autoriale?
Licencat “Creative Commons” gjenden ndërmjet të drejtave autoriale të mbrojtura plotësisht dhe domenit publik, ku bëjnë pjesë veprat që mund të shfrytëzohen pa asnjë kufizim ose kusht. Duke u gjendur diku në mes, këto licenca mundësojnë mbrojtje të veprave autoriale nga përdorimet e padëshiruara, ndërsa njëkohësisht e nxisin bashkëpunimin, përmirësimin e njohurive, kreativitetin dhe sasinë e përmbajtjeve që në përgjithësi janë në dispozicion në internet. Në këtë mënyrë kanë dobi edhe përbashkuesit, edhe ata për të cilët përbashkohen përmbajtjet. [Read more…]
Si funksionon “Creative Commons”?
Në qoftë se jeni autor i ndonjë vepre dhe dëshironi ta publikoni atë nën licencën Creative Commons, duhet të shkoni në creativecommons.org/choosе dhe ta plotësoni pyetësorin e shkurtër, në bazë të të cilit do t’u gjenerohet një kod, të cilin pastaj duhet ta futni në ueb-faqen, prezantimin, dokumentin tuaj… E gjithë procedura kryhet në internet dhe zgjat vetëm disa minuta. [Read more…]
Bashkëpunimi ndërmjet resurseve të hapura arsimore dhe qasjes së hapur
Edhe resurset e hapura arsimore edhe qasja e hapur bazohen në parimin e të qenit të materialeve të hapura, gjegjësisht të qenit në dispozicion dhe përdorim të lirë të materialeve që janë të rëndësishme për veprimtarinë arsimore dhe atë hulumtuese. Më konkretisht, qasja e hapur angazhohet për prodhimin e materialeve hulumtuese me kualitet të lartë dhe shpërndarjen e tyre me qëllim të përparimit të veprimtarisë hulumtuese në tërësi. [Read more…]
Cilat janë përparësitë nga zbatimi i qasjes së hapur?
- Literatura me qasje të hapur është me kualitet të lartë dhe e përgatitur sipas standardeve.
- Qasja e hapur është kompatibile me botimet e shtypura. Ajo ka të bëjë me qasjen e lirë onlajn deri tek literatura e revistave shkencore-hulumtuese, pa e përjashtuar mundësinë që të paguhet qasja deri tek materialet e njëjta në formë të shtypur. [Read more…]