Ku dëshirojmë të arrijmë me resurset e hapura arsimore?

Shoqëritë moderne dhe bota në të cilën jetojmë, tërë zhvillimin e saj e mbështesin në dije. Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për teknolgjinë e zhvilluar, medicinën, biologjinë, astronominë, e kështu me radhë, të gjitha arritjet e njeriut bazohen në dije. Dija në ekonomi, sociologji, psikologji dhe shkencat e tjera, ka ndikim të madh në kualitetin e jetës sonë.

Gjithashtu, me përvojat të cilat njerëzimi i fitoi gjatë shekullit XX, nga luftërat botërore, rënia e kolonializmit, ndarja në blloqe dhe lufta e ftohtë, si dhe nga numri i madh i konflikteve etnike dhe fetare, mësuam se ndarja i dëmton njëlloj, si vendet dhe rajonet e zhvilluara, ashtu edhe ato të pazhvilluara.

Kjo e imponon nevojën që bota të lidhet, të bashkohet rreth dijes, e cila e lehtëson zhvillimin, përparimin, bashkëpunimin dhe tolerancën e dallimeve.

Maqedonia është një vend me pasuri të llojllojshme natyrore dhe kulturore. Zhvillimi i saj domosdoshmërisht është i lidhur dhe i kushtëzuar me përparimin e dijes, profesionalizimin dhe avansimin e qytetarëve të saj. Lehtësimi i qasjes tek dija dhe mjetet për edukim, janë pjesë esenciale e këtij procesi të projektuar dhe i nevojës për zhvillim.

Në fund, ajo që duhet ta kemi si qëllim dhe për të cilën duhet të punojmë intensivisht dhe në mënyrë të koordinuar është:

  • Çdokujt t’i ofrohet mundësia për t’u shkolluar dhe për t’u avansuar në lëmitë për të cilat është i interesuar dhe për të cilat ka afinitete.
  • Qasja në materialet arsimore duhet të jetë e lehtë, si për nxënësit, ashtu edhe për arsimtarët.
  • Dijen dhe librat t’i hapim për të gjithë ata që janë të interesuar për to. Dija nuk duhet lënë që të zë myshk, por duhet të jetë pranë çdokujt që ka nevojë për të.
  • Interneti i lidh shumë lehtë njerëzit për shoqëri dhe argëtim. Arsimi dhe dija duhet t’i shfrytëzojnë arritjet e reja edhe për qëllimet e veta. Lidhja e njerëzve me interese, njohuri, aktivitete dhe afinitete të ngjashme në arsim dhe në shkencë, është një mundësi e madhe për të gjithë.