Në këtë dokument për рolitikën e zbatuar për privatësi (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes Resurset e hapura arsimore (oer.mk, gjegjësisht oor.mk ose obrazovniresursi.mk), si dhe disa nga hapat që i ndërmarrim për mbrojtjen e tyre.
Politika e zbatuar për privatësi në ueb-faqen Resurset e hapura arsimore bazohet në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave perosnale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i përmirësuar i Ligjit (PDF) mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (dzlp.mk).
Dispozitat kryesore
- Të gjitha të dhënat personale që janë nën kontroll të ueb-faqes Resurset e hapura arsimore janë marrë në bazë vullnetare, me pëlqim eksplicit të pronarëve të tyre, ose nga palë të treta të cilat e kanë marrë pëlqimin e pronarëve për atë përdorim.
- Të dhënat personale që janë nën kontroll të ueb-faqes Resurset e hapura arsimore shfrytëzohen vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur, e nëse ka nevojë të shfrytëzohen edhe për qëllime të tjera, ajo bëhet me leje eksplicite të pronarëve të tyre.
- Politika e ueb-faqes Resurset e hapura arsimore është që shënimet që përmbajnë të dhëna personale të shkatërrohen/të fshihen pas kalimit të afatit të ruajtjes së tyre, nëse një gjë e tillë është paraparë me marrëveshje apo me ligj, ose pas përfundimit të projektit (dhe iniciativës) në kuadër të të cilit janë mbledhur.
- Të dhënat që mblidhen në mënyrë automatike nga ueb-faqja Resurset e hapura arsimore, shfrytëzohen vetëm për nevoja statistikore, e jo edhe për përcjellje të aktivitetit të shfrytëzuesve individualë.
- Në rast të hetimit kriminal, ueb-faqes Resurset e hapura arsimore u përmbahet ligjeve në fuqi të RM-së dhe të dhënat e mbledhura me aktivitetet e ueb-faqes u jepen organeve të hetuesisë vetëm me urdhëresë të vlefshme nga gjyqi, me përjashtim të rastit kur bëhet keqpërdorimi i sistemit të saj informativ ose ueb-faqes së saj, kur ditarët digjitalë të aktiviteteve (log) mund të kontrollohen dhe të analizohen edhe në procedurë parahetimore.
Shfrytëzimi i biskotave (cookies)
Ueb-faqja Resurset e hapura arsimore shfrytëzon biskota (cookies) në këto raste:
- Për të penguar votimin e dyfishtë gjatë plotësimit të anketave. Për momentin, në ueb-faqen Resurset e hapura arsimore nuk ka anketa aktive. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e anketës.
- Për paraqitjen përkatëse të versionit të gjuhës së faqes, për shfrytëzuesit që kanë bërë zgjedhje gjatë vizitës së mëparshme. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është 1 ditë pas zgjedhjes së bërë.
- Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesve në pjesën që është e mbrojtur me emër të shfrytëzuesit dhe fjalëkalim, i cili nuk është publik. Kohëzgjatja e këtyre biskotave (cookies) është deri në përfundimin e sesionit aktual.
Ueb-faqja Resurset e hapura arsimore e shfrytëzon sistemin për menaxhim të përmbajtjeve WordPress. Në rast se redaktorët e ueb-faqes Resurset e hapura arsimore kanë njohuri se komponente (module) të tija eksterne (plug-in-e, shtojca) vendosin edhe cookies të tjera, sjellja e tyre do të përmendet në mënyrë plotësuese në këtë pjesë të politikës për privatësi.
Regjistrat e aktiviteteve të serverëve (Server logs)
Për ueb-faqen Resurset e hapura arsimore, provajderi përkatës për ueb-hostim mban regjistra të aktiviteteve të serverëve (server logs), ku shkruhet adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) skedari i marrë nga ueb-faqja, për secilin operacion të tillë. Këta regjistra trajtohen në përputhje me përcaktimet kryesore, ose me politikën individuale për privatësi të provajderit, i cili është i obliguar të veprojë në kuadër të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale dhe Ligjit për komunikime elektronike të RM-së.
Sipas ligjeve në fuqi të RM-së, personat juridikë që ofrojnë shërbime të Internetit janë të obliguar t’i ruajnë të dhënat për trafikun (të cilat i përmban regjistri i aktiviteteve të serverit – server log) minimum 24 muaj pas krijimit të tyre me qëllim që të jetë në disponim të organeve kompetente të hetuesisë, gjatë procedurës së rregulluar me ligj.
Servisin për hostim për ueb-faqen Resurset e hapura arsimore (oer.mk, gjegjësisht oor.mk ose obrazovniresursi.mk) e ofron kompania WebFaction.
Numëruesi ekstern i vizitave
Ueb-faqja e shfrytëzon numëruesin ekstern të vizitave Gugëll analitiks (Google analytics). Numëruesi ekstern ka qasje te këto të dhëna: adresa IP, shfletuesi, sistemi operativ, data dhe koha e qasjes, refereri (ueb-faqja e vizituar më parë) dhe ueb-faqet e vizituara nga faqja në të cilën është futur kodi i numëruesve.
Rezultatet e numëruesit Google analytics nuk kanq qasje publike dhe shfrytëzohen vetëm për analiza statistikore.
E-mail-i
Të dhënat të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit) dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me përcaktimet kryesore si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-mailit, emri, mbiemri, adresa postale, telefoni, fotografitë etj.
Komunikimi me redaktorët e ueb-faqes Resurset e hapura arsimore në cilëndo formë bëhet pjesë e materialit dokumentues të cilin, оrganizata që e mbështet projektin është e obliguar, varësisht nga karakteri i komunikimit, ta ruajë prej 1 deri në 5 vjet, në bazë të nenit 12 të Udhëzimit për mënyrën dhe teknikat e veprimit me materialin dokumentues dhe përmbledhjen arkivore në punën në zyrë dhe në atë arkivore. (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 60/97).
Kontakti
Për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me të dhënat Tuaja personale të ruajtura nga ueb-faqja Resurset e hapura arsimore drejtohuni drejtpërsëdrejti te ne, nëpërmjet formularit për kontakt.