Si është gjendja në Maqedoni?

Përveç teknologjizimit të shkollave dhe të institucioneve të tjera arsimore, në Republikën e Maqedonisë ka aktivitete dhe projekte të caktuara, të cilat kanë pika të përbashkëta me idetë dhe konceptet e RHA-ve. Një nga ato është edhe projekti për librat mësimorë pa pagesë, i cili realizohet që nga viti shkollor 2009/2010. Megjithatë, këto aktivitete hasin në një sërë problemesh, ndërkohë që vërehet dhe një koordinim i pamjaftueshëm i shtetit, sektorit joqeveritar, i organizatave dhe i fondacioneve ndërkombëtare, që këto aktivitete ta mundësojnë realizimin më të shpejtë të “arsimit të hapur”. Disa nga aktivitetet përputhen njëra me tjetrën, disa mungojnë, disa ndërpriten pa kaluar në fazën tjetër e kështu me radhë. Duhet të zhvillohet dhe të zbatohet një sistem i harmonizuar për teknologjizim, për futjen e softuerit, për miratimin e politikave zhvillimore, për realizimin e projekteve të domosdoshme dhe për krijimin e përmbajtjeve që do të përdoren për edukim, në përputhje me idetë e RHA-ve.