Thirrje për zgjedhjen e arsimtarit më të mirë për RHA dhe profesorit më të mirë për RHA për vitin 2014

Aleanca për resurse të hapura në Maqedoni shpall thirrje për zgjedhjee  zgjedhjen e arsimtarit më të mirë në arsimin fillor për RHA dhe profesorit më të mirë në arsimin e mesëm për RHA për vitin 2014. Nominoni arsimtarin, profesorin ose kolegun tuaj të preferuar i cili shfrytëzon ose krijon resurse të hapura arsimore në arsim!

Procesi i paraqitjes zgjat deri më 30 nëntor 2014. Nominimi i arsimtarëve dhe i profesorëve bëhet onlajn, duke e plotësuar këtë formular.

Çdokush mund të propozojë ndonjë arsimtar ose profesor. Përveç të dhënave kryesore për kandidatin, duhet të futet edhe linku deri te resurset e kandidatit të propozuar.

Pasi të dërgohen të gjitha nominimet deri në afatin e caktuar, ato në afat prej 3 ditësh do të publikohen në ueb-faqen www.oer.mk. Votimi do të jetë onlajn, dhe do të zgjasë deri më 20 dhjetor 2014.

Arsimtari dhe profesori që do të fitojnë më shumë vota do të shpallen si arsimtari më i mirë për RHA dhe profesori më i mirë për RHA, ndërsa resurset e tyre do të promovohen nëpërmjet ueb-faqes së RHA gjatë janarit dhe do të fitojnë pjesëmarrje në edukonferencën për arsimtarë që do të mbahet në janar të vitit 2015 në Ohër.

Për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me thirrjen për zgjedhje të arsimtarit më të mirë për RHA dhe profesorit më të mirë për RHA për vitin 2014 ju qëndrojmë në dispozicion nëpërmjet e-mail-it: contact@oer.mk.

Trego se çka mendon për këtë temë

*