Videoja e dytë e shkurtër dhe e animuar që na mëson për shpërndarjen e hapur të dijes

Javën e kaluar, në konferencën e-Shoqëri.mk u promovua videoja e dytë nga seria e videove të shkurtëra të animuara për promovimin e konceptit të resurseve të hapura arsimore dhe shpërndarjen e dijes. Videoja quhet “Drejtshkrimi” dhe nëpërmjet një tregimi të shkurtër qesharak na paraqet një skenë të shpeshtë nga përditshmëria jonë, duke na përkujtuar se sa i rëndësishëm është arsimi, si ai formal, poashtu edhe ai joformal.

Njëkohësisht, paketimi i shkurtër i tregimit dhe përzgjedhja e formatit – animacion 2D, paraqet ilustrim për shpejtësinë me të cilën mund të arrihet deri te dija kur ajo shpërndahet lirisht në internet.

Videoja e parë ishte e inspiruar nga lëmia e fizikës, dhe quhet “Shpejtësia e zërit“. Të dyja videot janë në dispozicion në maqedonisht dhe në shqip.

Trego se çka mendon për këtë temë

*