U mbajt Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk 2012

Më 14 dhe 15 nëntor në Shkup u mbajt konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk e cila këtë vit kishte titullin: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”. Pjesa më e madhe e temave dhe sesioneve iu kushtuan resurseve të hapura arsimore dhe temave që ndërlidhen me këtë çështje dhe këtë fushë, siç janë qasja e hapur, parakushtet juridike-institucionale për zhvillimin e arsimit të hapur në vend dhe në vendet e rajonit, etj. 

Konferenca mundësoi këmbim të përvojave të deritanishme, ide dhe rekomandime për zhvillimin e arsimit në të ardhmen, e gjithë kjo e ndihmuar me përdorimin e teknologjive të reja dhe konceptit të shpërndarjes së lirë.

Ditën e parë u mbuluan tema që kanë të bëjnë me resurset e hapura arsimore dhe qasjen e hapur. Njëra nga sesionet iu kushtua zbatimit të softuerit me kod të hapur në arsimin formal.

Ditën e dytë u mbuluan çështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e komuniteteve në internet dhe koncepti i Universitetit të hapur si ide drejt së cilës orientohet arsimi i lartë. Poashtu, u diskutua roli i sektorit qytetar në procesin e krijimi të resurseve që shërbejnë për edukim në arsimin formal dhe atë joformal.

Në vazhdim gjenden videot nga të gjitha sesionet e konferencës në përputhje me agjendën zyrtare të konferencës:

Dita e parë:

Sesioni 1:  Mirëseardhje dhe fjalimet hyrëse. Dr. Alek Tarkovski: Ndërtimi i politikës kombëtare për resurse të hapura arsimore.

Sesioni 2: Roli i resurseve të hapura arsimore dhe qasjes së hapur në procesin arsimor dhe atë hulumtues

Sesioni 3: Përdorimi i softuerit për qëllime edukative

Sesioni 4: Strategjitë për zhvillimin e resurseve të hapura arsimore dhe inovacioneve në arsim

 

Dita e dytë:

Sesioni 1: Resurset e hapura arsimore, rrjetëzimi dhe ndërtimi i komuniteteve

Sesioni 2: Ardhmëria e arsimit të lartë – Universiteti i hapur?

Sesioni 3: Si sektori qytetar i shfrytëzon teknologjitë e reja që të krijojë resurse arsimore?

Sesioni 4: Fuqia e arsimit joformal në përfitimin e njohurive

Shihni edhe fotografitë nga kjo ngjarje: