Arkivi digjital i gjuhës maqedonase

Më 6 nëntor në Shkup u promovua botimi fototipik i   “Gramatikës së gjuhës letrare maqedonas” nga profesori amerikan i sllavistikës në Universsitetin e Harvardit, Horas G. Lant. Kjo është edhe një mundësi e mirë në pjesën e resurseve për RHA që ta prezantojmë dhe ta përgithësojmë arkivin digjital të gjuhës maqedonase.
[Read more…]

Resurset e hapura arsimore u prezantuan në IHSPJ

Më 1 dhe 2 nëntor, në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (IHSPJ) u mbajtën dy prezantime për resurse të hapura arsimore (RHA). Më 1 nëntor u mbajt prezantim para kuadrit të punësuar në këtë institut, ndërsa ditën e nesërme në aktivitetet prezantuese u përfshinë studentët pasdiplomikë dhe doktorantët e këtij institucioni shkencor-arsimor.  [Read more…]

Çka dini për shpejtësinë e zërit?

Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, është videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”. Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe nëshqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit.  [Read more…]

Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk

Metamorfozis edhe gjatë vitit 2012 vazhdon me mbajtjen e konferencës tradicionale е-Shoqëri.mk. Konferenca e tetë е-Shoqëri.mk, këtë vit do të jetë me temë:“Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”, dhe do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holidej In në Shkup, Maqedoni. [Read more…]

Shënimi i javës së qasjes së hapur

 Одбележување на неделата на отворен пристап Më 24 tetor, në sallën për përkthime dhe interperetim të Fakultetit Filologjik nëë Shkup u mbajt një ngjarje për promovimin e qasjes së hapur në Maqedoni. Këtë ngjarje e shënuan prezantimet e prof. dr. Vlladimir Trajkovskit nga Fakulteti Filozofik, Dimitar Popovskit, doktorant në departamentin për shkencat e informatikës në Zagreb, Irina Shumadievës dhe Sead Xhigallit, koordinatorë të projektit “Iniciativë për resurse të hapura arsimore në Maqedoni”. [Read more…]