Më 27 nëntor u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) para studentëve të Institutit për pedagogji pranë Fakultetit filozofik në Shkup. Studentët u informuan për kuptimet dhe konceptete themelore të lëvizjes për RHA, si dhe trendet aktuale të zhvillimit në këtë fushë. Në prezantim morën pjesë mr. Marina Vasileva, mr. Vasillka Dimitrovska dhe prof. dr. Vlladimir Trajkovski me prezantimet e tyre në tema që kanë të bëjnë me zbatimin e teknologjisë së TKI-së, Wikipedi-as dhe mediumeve sociale në mësim dhe në procesin arsimor.
Para studentëve u demonstruan praktikat pozitive për përdorimin e teknologjive të reja në mësim dhe në procesin shkencor-mësimor që e lehtësojnë qasjen deri te llojet e ndryshme të materialeve, e nxisin bashkëpunimin ndërmjet studentëve, profesorëve, krijojnë komunitete shkencore me interese dhe nevoja të ndryshme dhe e thjeshtojnë procesin e publikimit. Zbatimi i teknologjive digjitale ka marrë hov të madh në sferën e arsimit, e atyre që janë të inkuadruar në procesin arsimor dhe institucioneve përgjegjëse u mbetet përgjegjësia që përfitimet nga ky proces të vënë në dispozicion për një numër sa më të madh të qytetarëve.
Më 23 nëntor në Shkup u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) në hapësirat e çerdhes “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Para rreth 20 anëtarëve të kuadrit arsimor të institucioneve parashkollore nga Shkupi u prezantuan konceptet dhe praktikat në përdorimin e RHA-ve, si dhe resurset që janë në dispozicion për këtë shkallë të arsimit. 
Më 14 dhe 15 nëntor në Shkup u mbajt konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk e cila këtë vit kishte titullin: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”. Pjesa më e madhe e temave dhe sesioneve iu kushtuan resurseve të hapura arsimore dhe temave që ndërlidhen me këtë çështje dhe këtë fushë, siç janë qasja e hapur, parakushtet juridike-institucionale për zhvillimin e arsimit të hapur në vend dhe në vendet e rajonit, etj.
Më 1 dhe 2 nëntor, në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (


