Kur flitet për resurset e hapura arsimore (RHA), shërbimi për video “Youtube” është pothuajse i pashmangshëm. Mundësitë për përbashkim të lirë të video përmbajtjeve dhe përdorimi efikas i komunikimit vizual e bëjnë “Youtube”-in një vegël të shkëlqyeshme për të gjitha situatat dhe nevojat arsimore.
Përveç numrit jashtëzakonisht të madh të iniciativave, përmbajtjeve dhe kanaleve individuale të cilat çdokush prej nesh mund t’i gjejë në “Youtube”, duhet potencuar se ky shërbim për video ka një “kënd” të specializuar për këtë qëllim (arsimin).
Në pjesën e veçantë të “Youtube”-it që i kushtohet arsimit, “YouTube Education“,mund të gjenden një numër i madh i videomaterialeve nga pothuajse të gjitha sferat e arsimit, të organizuara sipas lëmive, qëllimeve dhe nivelit të arsimit.
Për ta lehtësuar qasjen si dhe për të ofruar mundësi plotësuese redaktuese, “Youtube” ofron mundësi për qasje nëpërmjet pjesës “YouTube Schools“, e cila është shumë e përshtatshme për përdorim nga institucionet arsimore.
“Youtube”-i, si dhe përkrahja për mësim audio-vizual që e ofron ai, shihen si një nga resurset kryesore për të ashtuquajturin arsim i shekullit 21: