Miratohet Deklarata e Parisit për RHA-të 2012

Në Kongresin botëror për resurse të hapura arsimore të mbajtur në UNESKO, Paris, në periudhën 20-22 qershor 2012, u miratua Deklarata e Parisit për RHA-të 2012, e cila thirret në disa deklarata të mëparshme relevante ndërkombëtare.

Në kongres është theksuar se termi Resurse të hapura arsimore (RHA) është krijuar gjatë Forumit të UNESKO-s për mësim të hapur në vitin 2002 dhe se ai nënkupton “mësimdhënie, mësim dhe materiale për hulumtim në cilëndo formë, të llojit digjitial apo ndonjë lloji tjetër, të cilat janë pjesë e domenit publik ose që janë botuar nën licencë të hapur, që mundëson qasje, përdorim, adaptim dhe rishpërndarje të lirë nga persona të tjerë, pa kufizime ose me kufizime të caktuara. Licencimi i hapur është futur në kuadër të kornizës ekzistuese për të drejtat e pronësisë intelektuale, siç është definuar nga ana e konventave relevante ndërkombëtare dhe e respekton autorin e veprës”.

ta nxisin vetëdijen për RHA dhe përdorimin e tyre, ta nxisin krijimin e mjediseve që janë të përshtatshme për shfrytëzimin e teknologjisë informatike dhe të komunikimit (TKI), të sigurojnë teknologji mobile në masë të gjerë, ta përforcojnë zhvillimin e strategjive dhe të politikave për RHA, ta promovojnë kuptimin dhe përdorimin e kornizave për licencim të hapur, të nxisin hulumtime për RHA-të, si dhe zhvillim dhe adaptim të RHA-ve në gjuhë dhe kontekste të ndryshme kulturore etj.

Deklaratën e plotë në gjuhën shqipe mund ta merrni në formatin PDF.