Lojërat e gjyshes

Ueb-faqja “Lojërat e gjyshes” (vërejtje, është në gjuhën angleze) është zhvilluar nga “Fakulteti për shkenca kompjuterike dhe inxhinjeri” i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Maqedoni, në bashkëpunim me NI TEKNA – Negotinë. Listën e plotë të të gjithë krijuesve dhe të bashkëpunëtorëve mund ta gjeni në ueb-faqen e këtij resursi shumë interesant arsimor me rëndësi të madhe etno-kulturore. Ky projekt paraqet një mënyrë shumë interesante dhe inovative të bartjes së njohurive dhe të praktikave kulturore, si dhe është një realizim i shkëlqyeshëm i metodologjisë së mësimit nëpërmjet lojës.

“Lojërat e gjyshes” është një projekt që ka për qëllim të tejkalohen aspektet negative të lojërave pasive në internet duke e përdorur teknologjinë në mënyrë kreative, së dhe të përgatitet një doracak digjital për “Lojërat e gjyshes” i cili do të ndihmojë për ringjalljen e lojërave të shumë gjeneratave të mëparshm.

Në Forumin botëror të arsimtarëve inovativë në Uashington, projekti “Lojërat e gjyshes – pasuri e harruar nga rrugët e Maqedonisë” e fitoi shpërblimin e dytë!