Java e arsimi të hapur

Prej 5 deri më 12 mars në nivel global shënohet “Java e arsimit të hapur” (Open education Week). Në të janë kyçur një sërë ngjarjesh edukative dhe promotive anembanë botës, si dhe aksione onlajn, uebinare dhe ftesa për informim më të mirë dhe kontribut për arsim të hapur. Qëllimi i arsijavës në të cilën ai shënohet, është të rritet vetëdija dhe informimi për lëvizjen për arsim të hapur dhe si është ndikimi i mësimit dhe i arsimit në tërë botën.

Arsimi i hapur i promovon vlerat e përfshirjes së të gjithëve atyre që dëshirojnë të përvetësojnë dije që u duhet dhe për të cilën janë të interesuar, lehtësim të qasjes deri te materialet dhe mjetet arsimore, si dhe lidhje dhe bashkëpunim të të gjithë atyre të cilët jetën dhe karrierën e tyre ia kanë kushtuar arsimit dhe hulumtimit.

Në botën që është gjithnjë e më shumë e lidhur akoma ekzistojnë një sërë pengesash që e kufizojnë zhvillimin e arsimit mbi të cilin është i bazuar përparimi, kështu që informimi më i mirë dhe bashkëpunimi i personave përgjegjës do të ndikojë në masë të madhe në tejkalimin e tyre.