Si t’i zbatoni resurset e hapura arsimore në mësim

Për qëllime arsimore mund të shfrytëzojmë një sërë mundësish dhe materialesh që i ofron interneti.

Për shembull, gjatë realizimit të orës mësimore mund të përdoren përmbajtje që janë në dispozicion nga lëmi të ndryshme të cilave nxënësit dhe studentët mund t’u rikthehen sipas nevojës dhe dëshirës, dhe në këtë mënyrë në masë të konsiderueshme ta do ta lehtësojnë procesin e përvetësimit të informatave dhe njohurive të caktuara. Jo vetëm që arsimi lirohet nga restriksionet për të qenë “proces i mbyllur” në vetë institucionet, por fiton edhe mundësi për përhapje dhe shpërndarje të nevojave dhe interesave të të gjitha palëve të involvuara në këtë proces.

Krahasoni se si vetëm shfrytëzimi i video materialeve që gjenden në internet mund ta intensifikojë dhe ta lehtësojë ligjerimin dhe mësimin e letërsisë? Ja një video ilustrative që mund të na paraqesë efektin e tillë dhe mundësitë e resurseve arsimore të cilat janë në dispozicion, por nuk janë shfrytëzuar sa duhet në praktikë: