Si ta përdorim ndonjë resurs të hapur arsimor në mësim?

Një pjesë e madhe prej nesh mund të shfrytëzojë një sërë metodash me anë të internetit për qëllime arsimore. Gjatë zhvillimit të mësimit, mund të përdoret ose të tregohet ndonjë përmbajtje që është e lirë për përdorim. Për shembull, në mësim kjo mund të bëhet duke e paraqitur ndonjë vepër të vlefshme artistike:

Njëri nga problemet që paraqitet është se si pastaj nxënësit, gjatë kryerjes së detyrave të shtpëisë, përgatitjes së materialeve të ndryshme dhe gjatë të mësuarit, përsëri të mund t’i shfrytëzojnë dhe t’i shohin materialet që janë përdorur gjatë orës mësimore. Kjo e imponon nevojën për lidhjen e arsimtarëve dhe të nxënësve, gjë që lehtëson qasjen deri tet materialet dhe përmbajtjet e përdorura, por edhe këmbimin e informatave dhe qëndrimeve për to. Arsimi nuk duhet të kufizohet vetëm në klasë, përkundrazi, kur ai është i hapur, përmirësohet edhe kualiteti i tij.

Disa nga mënyrat nëpërmjet të të cilave arsimtari ose nxënësit mund të lidhen ndërmjet vete, janë rrjetet sociale dhe grupet që mund të formohen aty (për shembull në Facebook).

Mënyra e dytë është krijimi i të ashtuquajturave “grupe të e-mail-it”, gjegjësisht të gjitha porositë dhe informatat të dërgohen ose të shpërndahen nëpërmjet postës elektronike deri te të gjithë anëtarët e këtyre grupeve. Lidhja e këtillë mund të bëhet, për shembull me grupe në “Yahoo!” dhe në “Google”:

Disa prej problemeve praktike me lidhjen e këtillë janë se të gjithë nxënësit duhet të hapin llogari në këto shërbime për e-mail. Ata janë të kufizuar në një shkallë të caktuar në mundësitë për qasje dhe publikim.

Në praktikë, blogu është treguar si mënyra më e dobishme për lidhjen e nxënësve, arsimtarëve dhe të interesuarve të tjerë në komunitete që lehtë këmbejnë porosi, duke filluar nga linket e deri tek komentet, ndërsa ata, poashtu mund të publikojnë edhe përmbajtje. Blogu është platformë e hapur në çdo kohë, si për publikim, ashtu edhe për shikim, shkarkim, përbashkim të informatave e të ngjashme:

Në blog mund të shtohet numër i madh shfrytëzuesish, të cilët mund të lajmërohen me emrin dhe me fjalëkalimin e tyre si shfrytëzues, që pastaj mund të fusin përmbajtje në mënyrë të pavarur. Këto janë të ashtuquajturat “bloge bashkëpunuese”, gjegjësisht bloge që e promovojnë bashkëpunimin dhe kontributin e përbashkët për përmbajtjet e tij.