Marrë globalisht, vendet e ndryshme kanë dallime në zhvillimin e tyre teknologjik dhe në shkallë të ndryshme arrijnë që në mënyrë efikase ta zbatojnë teknologjinë për qëllime arsimore. Megjithatë, ekzistojnë disa vështirësi dhe probleme që janë të përbashkëta për numrin më të madh të vendeve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me përvetësimin dhe shpërndarjen e dijes:
- Materiale të shtrenjta arsimore dhe hulumtuese të cilat e pengojnë zhvillimin e shkencës dhe të dijes.
- Materiale arsimore që nuk ofrojnë liri për ndryshime ose distribuim, pa leje paraprake.
- Qasje e kufizuar tek materialet arsimore, që lejohen vetëm për një numër të kufizuar njerëzish, të regjistruar ose të punësuar në ndonjë organizatë ose institucion.
- Nxënës dhe arsimtarë që janë lënë vetëm dhe që janë izoluar nga komuniteti të cilit i takojnë.
Nëse merret parasysh kjo, cilat përparësi i ofron sistemi që bazohet në resurset e hapura arsimore?
- Më lehtë vijmë deri tek dija dhe materialet që na nevojiten për arsim.
- Harxhojmë më pak mjete dhe kohë për të arritur deri tek materialet që na nevojiten për mësim dhe hulumtime.
- U ndihmon arsimtarëve që t’i krijojnë dhe t’i shpërndajnë përmbajtjet që nevojiten për mësim.
- Hap mundësi të reja për nxënie të dijes, i vë materialet në dispozicion për qasje në çdo kohë, e pasuron formën e tyre, nxënësit dhe studentët lidhen lehtë ndërmjet vete, ashtu si dhe arsimtarët me nxënësit dhe studentët.
- Këmbejmë më lehtë dije dhe ide me nxënësit, studentët, arsimtarët dhe hulumtuesit e tjerë.
- Dijen dhe informatat i vëmë në dispozicion për shoqërinë tonë, promovohet kultura dhe gjuhët lokale, lidhemi me botën e cila vazhdimisht zhvillohet.