Rekomandime për resurse arsimore vendore

E vazhdojmë praktikën që në ueb-faqen e RHA-ve të prezantojmë dhe të rekomandojmë resurse arsimore vendore. Shpresojmë se me prezantimin e tyre do ta zgjerojmë përdorimin e tyre, do të ndihmojmë për afirmimin e tyre të mëtutjeshëm, por edhe do të motivojmë për krijimin e resurseve plotësuese në fusha të ndryshme shkencore-arsimore. [Read more…]

Prezantim i RHA-ve për kuadrin mësimor në institucionet parashkollore

Më 23 nëntor në Shkup u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) në hapësirat e çerdhes “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Para rreth 20 anëtarëve të kuadrit arsimor të institucioneve parashkollore nga Shkupi u prezantuan konceptet dhe praktikat në përdorimin e RHA-ve, si dhe resurset që janë në dispozicion për këtë shkallë të arsimit. [Read more…]