Deklarata për Resurse të hapura arsimore në Maqedoni


Aleanca për resurse të hapura arsimore e përkrah zhvillimin e Resurseve të hapura arsimore (RHA) në Maqedoni, në bazë të parimeve të Deklaratës së Parisit për Resurse të hapura arsimore të vitit 2012, të miratuar nga UNESCO-ja në “Kongresin botëror për resurse arsimore” në vitin 2012. Përkrahja nënkupton pëlqim, gjithmonë kur mund të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e miratuara në Kongres, me qëllim që të sigurohet arsim i hapur që do të jetë në dispozicion për të gjithë. Përkrahësit e Deklaratës për RHA nga Republika e Maqedonisë angazhohen për:


- Ta nxisin vetëdijen për RHA-të dhe përdorimin e tyre. T’i promovojnë dhe t’i shfrytëzojnë RHA-të që të zgjerohet qasja deri te arsimi në të gjitha nivelet, si në nivelin formal, ashtu edhe në atë joformal. Në aspekt të mësimit të përjetshëm, të kontribuohet për inkluzion (përfshirje) shoqërore, barazi gjinore dhe arsim për njerëzit me nevoja të veçanta. Të përmirësohet aspekti ekonomik dhe kualiteti i mësimit dhe rezultatet e mësimit nëpërmjet përdorimit më të madh të RHA-ve.


- Ta përforcojnë zhvillimin e strategjive dhe politikave për RHA. Ta avancojnë zhvillimin e politikave konkrete për prodhimin dhe përdorimin e RHA-ve në kaudër të strategjive më të gjera për avancimin e arsimit.

- Ta promovojnë mirëkuptimin dhe përdorimin e kornizave për licencim të hapur. Ta lehtësojnë ripërdorimin, ndryshimin, kombinimin dhe ridistribuimin e materialeve arsimore nëpër gjithë botën nëpërmjet licencimit të hapur që ka të bëjë me një numër të madh kornizash që mundësojnë lloje të ndryshme të përdorimit, njëkohësisht duke i respektuar plotësisht të drejtat autoriale të pronarëve të përmbajtjeve.


- Ta përkrahin ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të materialeve kualitative për mësim. T’i përkrahin institucionet në trajnimin dhe edukimin e arsimtarëve dhe kuadrit tjetër, me qëllim të krijimit dhe shpërndarjes së resurseve arsimore që janë me kualitet të lartë dhe të qasshme, duke i marrë parasysh nevojat lokale dhe llojllojshmërinë e nxënësve dhe të atyre që duan të mësojnë. Ta promovojnë sigurimin e kualitetit dhe recensimin e RHA-ve si mënyrë për përmirësimin e tyre. Ta nxisin zhvillimin e mekanizmave dhe praktikave për vlerësimin dhe vërtetimin e rezultateve të mësimit që janë arritur nëpërmjet RHA-ve.


- Të nxisin partneritete strategjike për RHA. Ta shfrytëzojnë teknologjinë që evoluon për krijimin e mundësive për shpërndarjen e materialeve që janë publikuar me licencë të hapur në mediume të ndryshme dhe të sigurojnë qëndrueshmëri nëpërmjet partneriteteve të reja strategjike në dhe ndërmjet sektorëve siç janë arsimi, industria, bibliotekat, mediat dhe telekomunikimet.


- Ta nxisin zhvillimin dhe përshtatjen e RHA-ve në gjuhë të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme kulturore. Ta përkrahin krijimin dhe përdorimin e RHA-ve në gjuhët lokale dhe në kontekste të ndryshme kulturore, që të sigurohet relevanca dhe qasshmëria e tyre.


- Të nxisin hulumtime për RHA-të. Të nxisin hulumtime për zhvillimin, përdorimin, vlerësimin dhe përdorimin adekuat të RHA-ve në kushte të ndryshme, si dhe hulumtime për mundësitë dhe sfidat që ato i sjellin me vete, por edhe për ndikimin e tyre mbi kualitetin dhe aspektin ekonomik të ligjërimit dhe të mësimit, me qëllim që të përforcohet kuptimi për nevojën për investime shtetërore në RHA.


- Ta lehtësojnë gjetjen, marrjen dhe shpërndarjen e RHA-ve. Ta nxisin zhvillimin e veglave që janë të lehta për përdorim, dhe që shërbejnë për gjetjen dhe marrjen e RHA-ve konkrete që janë relevante për përdorime të caktuara. Të miratojnë standarde adekuate të hapura që të sigurohet kofunksionalitet dhe që të lehtësohet shfrytëzimi i RHA-ve në mediume të ndryshme.


- Ta nxisin licencimin e hapur të materialeve arsimore që janë prodhuar me ndihmën e parave shtetërore. Qeveritë/organet kompetente mund të krijojnë përfitime të konsiderueshme për qytetarët e tyre me atë që do të sigurojnë se materialet arsimore me mjete publike do të vihen në dispozicion me licenca të hapura (me kufizime të atilla që ata i konsiderojnë të nevojshme), me qëllim që të rritet ndikimi i investimit.



Shkup, 25.10.2013


Aleanca për resurse të hapura arsimore e Maqedonisë