Videoja e dytë e shkurtër dhe e animuar që na mëson për shpërndarjen e hapur të dijes

Javën e kaluar, në konferencën e-Shoqëri.mk u promovua videoja e dytë nga seria e videove të shkurtëra të animuara për promovimin e konceptit të resurseve të hapura arsimore dhe shpërndarjen e dijes. Videoja quhet “Drejtshkrimi” dhe nëpërmjet një tregimi të shkurtër qesharak na paraqet një skenë të shpeshtë nga përditshmëria jonë, duke na përkujtuar se sa i rëndësishëm është arsimi, si ai formal, poashtu edhe ai joformal.

[Lexo më shumë…]

U mbajt Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk 2012

Më 14 dhe 15 nëntor në Shkup u mbajt konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk e cila këtë vit kishte titullin: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”. Pjesa më e madhe e temave dhe sesioneve iu kushtuan resurseve të hapura arsimore dhe temave që ndërlidhen me këtë çështje dhe këtë fushë, siç janë qasja e hapur, parakushtet juridike-institucionale për zhvillimin e arsimit të hapur në vend dhe në vendet e rajonit, etj.  [Lexo më shumë…]

Rekomandime për kërkim të avancuar

 Gjetja e të dhënave dhe përmbajtjeve në internet më së tepëmi varet nga aftësia jonë që ta definojmë në mënyrë të saktë termin ose përmbajtjen që e kërkojmë. Shpesh, përmbajtjet që na duhen janë në internet, por ne nuk arrijmë ta gjejmë rrugën deri te ato.

[Lexo më shumë…]

Arkivi digjital i gjuhës maqedonase

Më 6 nëntor në Shkup u promovua botimi fototipik i   “Gramatikës së gjuhës letrare maqedonas” nga profesori amerikan i sllavistikës në Universsitetin e Harvardit, Horas G. Lant. Kjo është edhe një mundësi e mirë në pjesën e resurseve për RHA që ta prezantojmë dhe ta përgithësojmë arkivin digjital të gjuhës maqedonase.
[Lexo më shumë…]

Resurset e hapura arsimore u prezantuan në IHSPJ

Më 1 dhe 2 nëntor, në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (IHSPJ) u mbajtën dy prezantime për resurse të hapura arsimore (RHA). Më 1 nëntor u mbajt prezantim para kuadrit të punësuar në këtë institut, ndërsa ditën e nesërme në aktivitetet prezantuese u përfshinë studentët pasdiplomikë dhe doktorantët e këtij institucioni shkencor-arsimor.  [Lexo më shumë…]

Çka dini për shpejtësinë e zërit?

Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, është videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”. Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe nëshqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit.  [Lexo më shumë…]

Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk

Metamorfozis edhe gjatë vitit 2012 vazhdon me mbajtjen e konferencës tradicionale е-Shoqëri.mk. Konferenca e tetë е-Shoqëri.mk, këtë vit do të jetë me temë:“Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”, dhe do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holidej In në Shkup, Maqedoni. [Lexo më shumë…]

Shënimi i javës së qasjes së hapur

 Одбележување на неделата на отворен пристап Më 24 tetor, në sallën për përkthime dhe interperetim të Fakultetit Filologjik nëë Shkup u mbajt një ngjarje për promovimin e qasjes së hapur në Maqedoni. Këtë ngjarje e shënuan prezantimet e prof. dr. Vlladimir Trajkovskit nga Fakulteti Filozofik, Dimitar Popovskit, doktorant në departamentin për shkencat e informatikës në Zagreb, Irina Shumadievës dhe Sead Xhigallit, koordinatorë të projektit “Iniciativë për resurse të hapura arsimore në Maqedoni”. [Lexo më shumë…]

Punëtori për RHA-të në komunën e Aerodromit

Më 24 tetor në shkollën fillore “Ljuben Llape” në Shkup u mbajt punëtori për resurset e hapura arsimore (RHA) para një grupi arsimtarësh nga shkollat fillore të komunës së Aerodromit. Arsimtarët u njoftuan me qëllimet dhe konceptet kryesore të lëvizjes për arsim të hapur dhe me konceptet, trendet më të reja në përdorimin e internetit dhe veglave digjitale në arsim, si dhe me resursete hapura që janë në dispozicion të lirë për përdorim. [Lexo më shumë…]

Retro: Kurs i hapur onlajn për UML

Javën e kaluar profesori Vlladimir Trajkoviq nga FSHIIK e përbashkoi me ekipin e projektit për RHA-të informatën se para dhjetë vitesh, një ekip nga FET-i nga Maqedonia, pjesë e të cilit ka qenë edhe ai, ka publikuar, me gjasë njërin nga kurset e para të hapuar onlajn. Bëhet fjalë për kursin për „UML“ (Unified Modeling Language). [Lexo më shumë…]