Miratohet Deklarata e Parisit për RHA-të 2012

Në Kongresin botëror për resurse të hapura arsimore të mbajtur në UNESKO, Paris, në periudhën 20-22 qershor 2012, u miratua Deklarata e Parisit për RHA-të 2012, e cila thirret në disa deklarata të mëparshme relevante ndërkombëtare.

[Read more…]

Punëtori për RHA

Më 21 qershor, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” në Shkup, u mbajt punëtori me një grup arsimtarësh dhe punëtorësh shkencorë me temë resurset e hapura arsimore. [Read more…]

Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore

Më 31 maj, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” u mbajt takim koordinativ i një grupi profesionistësh, arsimtarësh, profesrorësh dhe aktivistësh nga fusha e arsimit dhe mediumeve të reja. Në takim u prezantuan qëllimet dhe planet e projektit “Resurse të hapura arsimore”, bartës i të cilit është fondacioni “Metamorfozis”, dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim, si dhe për lidhje më të mirë të të gjitha palëve aktive në këtë fushë. [Read more…]

Prezantim për Resurset e hapura arsimore para studentëve të FSHIIK

Më 29 maj 2012 u mbajt prezantim për “Resurset e hapura arsimore” (RHA) para studentëve të “Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike” (FSHIIK). [Read more…]

Shpallet konkursi për video për temën “Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?”

Creative Commons, Ministria amerikane për arsim dhe Instituti shoqëri e hapur, e publikuan fillimin e konkursit për video “Pse është i rëndësishëm arsimi i hapur?”. Në këtë garë do të ndahen shpërblime në të holla për videot e shkurtëra më të mira, ku do të sqarohet përdorimi i resurseve të hapura arsimore (RHA) pa pagesë dhe me kualitet të lartë, gjegjësisht video ku paraqiten përfitimet dhe mundësitë që këto materiale ua ofrojnë arsimtarëve, nxënësve dhe shkollave. [Read more…]

Shënohet java e arsimit të hapur

Prej 5 deri më 12 mars në nivel global u shënua “Java e arsimit të hapur”. U mbajtën një numër i madhe ngjarjesh dhe manifestimesh me një ide dhe qëllim të përbashkët: të promovohen vlerat e arsimit të hapur, të prezantohet përdorimi i veglave të reja digjitale në arsim dhe në procesin shkencor-hulumtues, si dhe të ofrohen zgjidhje për tejkalimin e jazit digjital ndërmjet vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara. [Read more…]

Java e arsimi të hapur

Prej 5 deri më 12 mars në nivel global shënohet “Java e arsimit të hapur” (Open education Week). Në të janë kyçur një sërë ngjarjesh edukative dhe promotive anembanë botës, si dhe aksione onlajn, uebinare dhe ftesa për informim më të mirë dhe kontribut për arsim të hapur. Qëllimi i arsijavës në të cilën ai shënohet, është të rritet vetëdija dhe informimi për lëvizjen për arsim të hapur dhe si është ndikimi i mësimit dhe i arsimit në tërë botën. [Read more…]