Videoja e dytë e shkurtër dhe e animuar që na mëson për shpërndarjen e hapur të dijes

Javën e kaluar, në konferencën e-Shoqëri.mk u promovua videoja e dytë nga seria e videove të shkurtëra të animuara për promovimin e konceptit të resurseve të hapura arsimore dhe shpërndarjen e dijes. Videoja quhet “Drejtshkrimi” dhe nëpërmjet një tregimi të shkurtër qesharak na paraqet një skenë të shpeshtë nga përditshmëria jonë, duke na përkujtuar se sa i rëndësishëm është arsimi, si ai formal, poashtu edhe ai joformal.

[Read more…]

U mbajt Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk 2012

Më 14 dhe 15 nëntor në Shkup u mbajt konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk e cila këtë vit kishte titullin: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”. Pjesa më e madhe e temave dhe sesioneve iu kushtuan resurseve të hapura arsimore dhe temave që ndërlidhen me këtë çështje dhe këtë fushë, siç janë qasja e hapur, parakushtet juridike-institucionale për zhvillimin e arsimit të hapur në vend dhe në vendet e rajonit, etj.  [Read more…]

Resurset e hapura arsimore u prezantuan në IHSPJ

Më 1 dhe 2 nëntor, në hapësirat e Institutit për hulumtime sociologjike dhe politike-juridike (IHSPJ) u mbajtën dy prezantime për resurse të hapura arsimore (RHA). Më 1 nëntor u mbajt prezantim para kuadrit të punësuar në këtë institut, ndërsa ditën e nesërme në aktivitetet prezantuese u përfshinë studentët pasdiplomikë dhe doktorantët e këtij institucioni shkencor-arsimor.  [Read more…]

Çka dini për shpejtësinë e zërit?

Si pasurim më i ri i resurseve të përgatitura në kuadër të projektit Resurset e hapura arsimore, është videoja e parë me emrin “Shpejtësia e zërit”. Videoja është në dispozicion në maqedonisht dhe nëshqip, dhe paraqet një tregim të shkurtër të animuar, ku janë të ilustruara disa fakte interesante për shpejtësinë e zërit.  [Read more…]

Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk

Metamorfozis edhe gjatë vitit 2012 vazhdon me mbajtjen e konferencës tradicionale е-Shoqëri.mk. Konferenca e tetë е-Shoqëri.mk, këtë vit do të jetë me temë:“Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”, dhe do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holidej In në Shkup, Maqedoni. [Read more…]