“Creative commons” dhe resurset e hapura arsimore

Përvojat botërore tregojnë se me përmirësime dhe përshtatje të vazhdueshme ligjore, mund të pajtohen dhe të koordinohen këto dy pole, që në shikim të parë duken si të papajtueshme, gjegjësisht distribuimi i lirë dhe mbrojtja e të drejtave autoriale. Si shembull për një nga formulat më të suksesshme është sistemi i licencave që është rregulluar nga ana e “Creative Commons” (www.creativecommons.org), i cili zbatohet edhe në Maqedoni (http://cc.org.mk/). “Creative Commons”, e nënkupton shfrytëzimin e lirë të të ashtuquajturave licenca “Creative Commons” nga ana e artistëve, autorëve dhe zhvilluesve, të cilët dëshirojnë që një pjesë të të drejtave autoriale t’i mbajnë për vete, ndërsa një pjesë t’ia lënë publikut, duke e stimuluar në këtë mënyrë promovimin dhe shfrytëzimin më të madh të veprave që janë të mbrojtura pjesërisht. Nga ky këndvështrim, është e qartë lidhshmëria ndërmjet filozofisë në të cilën bazohen RHA-të dhe Creative Commons. Ato, jo vetëm që janë të afërta në aspekt konceptual, por edhe bashkëpunojnë ndërmjet tyre. [Lexo më shumë…]

Ku gjendet “Creative Commons” në botën e të drejtave autoriale?

Licencat “Creative Commons” gjenden ndërmjet të drejtave autoriale të mbrojtura plotësisht dhe domenit publik, ku bëjnë pjesë veprat që mund të shfrytëzohen pa asnjë kufizim ose kusht. Duke u gjendur diku në mes, këto licenca mundësojnë mbrojtje të veprave autoriale nga përdorimet e padëshiruara, ndërsa njëkohësisht e nxisin bashkëpunimin, përmirësimin e njohurive, kreativitetin dhe sasinë e përmbajtjeve që në përgjithësi janë në dispozicion në internet. Në këtë mënyrë kanë dobi edhe përbashkuesit, edhe ata për të cilët përbashkohen përmbajtjet. [Lexo më shumë…]

Si funksionon “Creative Commons”?

Në qoftë se jeni autor i ndonjë vepre dhe dëshironi ta publikoni atë nën licencën Creative Commons, duhet të shkoni në creativecommons.org/choosе dhe ta plotësoni pyetësorin e shkurtër, në bazë të të cilit do t’u gjenerohet një kod, të cilin pastaj duhet ta futni në ueb-faqen, prezantimin, dokumentin tuaj… E gjithë procedura kryhet në internet dhe zgjat vetëm disa minuta. [Lexo më shumë…]

Bashkëpunimi ndërmjet resurseve të hapura arsimore dhe qasjes së hapur

Edhe resurset e hapura arsimore edhe qasja e hapur bazohen në parimin e të qenit të materialeve të hapura, gjegjësisht të qenit në dispozicion dhe përdorim të lirë të materialeve që janë të rëndësishme për veprimtarinë arsimore dhe atë hulumtuese. Më konkretisht, qasja e hapur angazhohet për prodhimin e materialeve hulumtuese me kualitet të lartë dhe shpërndarjen e tyre me qëllim të përparimit të veprimtarisë hulumtuese në tërësi. [Lexo më shumë…]

Cilat janë përparësitë nga zbatimi i qasjes së hapur?

  • Literatura me qasje të hapur është me kualitet të lartë dhe e përgatitur sipas standardeve.
  • Qasja e hapur është kompatibile me botimet e shtypura. Ajo ka të bëjë me qasjen e lirë onlajn deri tek literatura e revistave shkencore-hulumtuese, pa e përjashtuar mundësinë që të paguhet qasja deri tek materialet e njëjta në formë të shtypur. [Lexo më shumë…]

Dallimi ndërmjet softuerit me kod të hapur dhe softuerit të lirë

Përkufizimet e këtyre dy termave janë shumë të ngjashme. Dallimi qëndron në theksimin e aspekteve të ndryshme. Përderisa në softuerin e lirë theksohet liria e cila u jepet shfrytëzuesve, termi kod i hapur shoqërohet me dukshmërinë e kodit burimor për të gjithë, duke e theksuar kualitetin e softuerit që është rezultat i modeleve zhvilluese që zbatohen në projektet për softuer të lirë me kod të hapur. Në disa raste, softueri i lirë nuk është krejtësisht me kod të hapur dhe e kundërta. Nga ana tjetër, softueri i lirë nuk është i njëjtë me softuerin pa pagesë (freeware). [Lexo më shumë…]

Kodi i hapur, softueri i lirë dhe resurset e hapura arsimore

Softueri me kod të hapur (Open source software) nënkupton të qenit në dispozicion të kodit i cili është zhvilluar nga ana e programuesve, lirinë e përshtatjes dhe ndryshimit nga ana e programuesve të tjerë. Zhvilluesit e këtij lloji të softuerit besojnë se, duke u lejuar të gjithë atyre që dëshirojnë të bëjnë ndonjë ndryshim në kod, ua mundësojnë që, në afat më të gjatë kohor, aplikacioni të bëhet më i dobishëm dhe me shumë më pak gabime në punë. [Lexo më shumë…]

Ndikimi i softuerit me kod të hapur mbi arsimin

Resurset e hapura arsimore kanë shumë aspekte të përbashkëta me softuerin e lirë me kod të hapur, ndërsa këto terme për herë të parë janë ndërlidhur në vitin 1998, nga ana e Dejvid Uajlit, i cili ka bërë analogji ndërmjet konceptit të përmbajtjes së hapur dhe konceptit të kodit të hapur. [Lexo më shumë…]

Përvoja të përgjithshme nga bota

Resurset e hapura arsimore janë ide dhe procese të lidhura ngushtë me zhvillimin teknologjik. Edhe pse RHA-të zhvillojnë aktivitete jashtë sferës digjitale dhe internetit, siç janë mundësimi i qasjes së lirë deri te librat mësimorë dhe doracakët, megjithatë, përdorimi i kompjuterëve dhe i internetit në arsim, është njëra nga pikat kryesore ku ato fokusohen. Lidhja e lehtë dhe tejkalimi i kufizimeve gjeografike janë, me gjasë, përfitimi më i madh në procesin arsimor, për të cilin nevojiten kompjuterët dhe interneti. Në vendet ku zhvillimi teknologjik është i kufizuar, është shumë me rëndësi që kompjuterizimi i arsimit të bëhet paralelisht me trajnimin për atë se si të zbatohet interneti, përmbajtjet dhe programet digjitale në mënyrë sa më efikase në arsim. [Lexo më shumë…]

Metoda, udhëzime dhe shembuj të RHA-ve në botë

Në suaza botërore, zbatimi i RHA-ve dhe lehtësimi i qasjes deri te materialet arsimore bëhet në mënyra të ndryshme, mirëpo si më efikase tregohen ato metoda të cilat i shfrytëzojnë në mënyrë të koordinuar përfitimet që i ofrojnë teknologjitë e reja dhe interneti, të kombinuara me lidhjen e individëve dhe grupeve të veçanta në rrjete onlajn. Kjo, gjithsesi e lehtëson bashkëpunimin dhe këmbimin e përvojave, materialeve dhe ideve. Njëra nga metodat aktuale më efektive është edhe zhvillimi i softuerit pa pagesë, i cili mundëson zbatim në mësim dhe në fusha të ndryshme shkencore. [Lexo më shumë…]