Carryhealthy.com
Pharmshop.biz
Pharmausabuyonline.com
Ivantagehealth.net
ushealthworks.net
orderpharmaonline.com
implantologiadentalepisa.com
Pharmapillsdiscount.com
Lifestore24x7.com
Pharmashopbiz.com
generic viagra cialis levitra cheap
how to buy viagra in canada online
prednisone online kopen
cialis one day online
levitra generico vendita online
where to buy viagra nz
prednisone purchase canada
cheap viagra cialis levitra
levitra generico vendita online
where to buy viagra nz
prednisone purchase canada
cheap viagra cialis levitra

Thirrje për aplikim: Hapet programi për bursa për vitin 2015 i “School of Data”!

opendataschool15Pas realizimit të suksesshëm të programit për bursa për vitin 2014 të “School of Data” (Shkollës për të dhëna), tani është hapur edhe thirrja për të aplikuar për bursa për vitin 2015.  Sikurse dhe vitin e kaluar, kërkohen trajnues të rinj për të dhëna, të cilët do t’i paraqesin shkathtësitë e tyre për punë me të dhënat anembanë botës. [Lexo më shumë…]

Thirrje për zgjedhjen e arsimtarit më të mirë për RHA dhe profesorit më të mirë për RHA për vitin 2014

Aleanca për resurse të hapura në Maqedoni shpall thirrje për zgjedhjee  zgjedhjen e arsimtarit më të mirë në arsimin fillor për RHA dhe profesorit më të mirë në arsimin e mesëm për RHA për vitin 2014. Nominoni arsimtarin, profesorin ose kolegun tuaj të preferuar i cili shfrytëzon ose krijon resurse të hapura arsimore në arsim! [Lexo më shumë…]

Deklarata për Resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Aleanca për resurse të hapura arsimore e përkrah zhvillimin e Resurseve të hapura arsimore (RHA) në Maqedoni, në bazë të parimeve të Deklaratës së Parisit për Resurse të hapura arsimore të vitit 2012, të miratuar nga UNESCO-ja në “Kongresin botëror për resurse arsimore” në vitin 2012.

Përkrahja nënkupton pëlqim, gjithmonë kur mund të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e miratuara në Kongres, me qëllim që të sigurohet arsim i hapur që do të jetë në dispozicion për të gjithë.  [Lexo më shumë…]

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. [Lexo më shumë…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Resurset e hapura arsimore

Çka janë resurset e hapura arsimore?
Koncepti i Resurseve të hapura arsimore (RHA) i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i inkuadruar edhe programet mësimore, materialet e kurseve, videot onlajn, librat mësimorë, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër që është i dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë të mësuarit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë për të paguar ndonjë kompensim për të drejtat autoriale ose ndonjë taksë për licencë. [Lexo më shumë…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Qasjen e hapur

Çka paraqet qasja e hapur?
Qasja e hapur paraqet vënia në dispozicion pa pages e përmbajtjeve nëpërmjet internetit. Forma më e njohur e qasjes së hapur dhe që realizohet më lehtë është publikimi i punimeve të recenzuara shkencore nga revistat akademike pa pritur që autorët të paguhen për këtë. [Lexo më shumë…]

Si është gjendja në Maqedoni?

Përveç teknologjizimit të shkollave dhe të institucioneve të tjera arsimore, në Republikën e Maqedonisë ka aktivitete dhe projekte të caktuara, të cilat kanë pika të përbashkëta me idetë dhe konceptet e RHA-ve. Një nga ato është edhe projekti për librat mësimorë pa pagesë, i cili realizohet që nga viti shkollor 2009/2010. Megjithatë, këto aktivitete hasin në një sërë problemesh, ndërkohë që vërehet dhe një koordinim i pamjaftueshëm i shtetit, sektorit joqeveritar, i organizatave dhe i fondacioneve ndërkombëtare, që këto aktivitete ta mundësojnë realizimin më të shpejtë të “arsimit të hapur”. [Lexo më shumë…]

Kush i promovon dhe i avancon RHA-të?

Edhe pse RHA-të kanë një histori akademike dhe hulumtuese, parimet e tyre më saktësisht janë përkufizuar nga OKB-ja dhe UNESKO-ja, të cilat kanë për qëllim t’i promovojnë gjerësisht vlerat dhe përfitimet që dalin prej tyre. Qëllimi është të lehtësohet qasja deri tek mjetet e edukimit, të tejkalohet dallimi ndërmjet vendeve të pasura e të varfëra dhe ndërmjet shtresave të ndryshme të atyre vendeve. E drejta për t’u arsimuar dhe për të pasur qasje tek mjetet për edukim është njëra nga të drejtat më të rëndësishme të njeriut, për të cilat duhet të kujdesen shoqëritë. Përveç Kombeve të Bashkuara dhe UNESKO-s, disa nga përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve në favor të RHA-ve janë edhe “Organizata për zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim” (OECD), një numër i madh i universiteteve prestigjioze, ku bën pjesë dhe “MIT”, që u përmend më lartë etj. [Lexo më shumë…]

Ku është kufiri ndërmjet informatave të lira dhe përmbajtjeve të mbrojtura autoriale?

Interneti është një thesar i madh me informata dhe përmbajtje të çdo lloji. Sado e lehtë të jetë qasja në këto informata, pjesën më të madhe të tyre nuk mund ta shfrytëzoni lirisht, e kjo të jetë legale ose pa kufizime të caktuara. Shkaqet për këtë janë të drejtat ekzistuese autoriale, të cilat përcaktojnë në mënyrë të saktë se si mund të shfrytëzohen përmbajtjet në internet dhe cilat përmbajtje nuk mund të shumëzohen dhe të distribuohen. Pjesa më e madhe e fotografive, video-materialeve, shënimeve-audio, e kështu me radhë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale, të cilat ua pamundësojnë që t’i ndryshoni ose t’i përshtatni në mënyrë legale për nevojat tuaja, t’ua shpërndani nxënësve e të ngjashme. Për këto përmbajtje duhet të merret leje ose duhet të paguhet ndonjë kompensim i caktuar. Problemet dhe situatat janë të ngjashme edhe me materialet në formë të shtypur. [Lexo më shumë…]

Resurset e hapura arsimore si pjesë e lëvizjes së hapur

Gjatë shekullit XX u paraqitën shumë filozofi dhe modele “të hapura”, të cilat e kanë të përbashkët dëshirën për përbashkim të lirë, pengimin e krijimit të duplikateve, shmangien e të drejtave restriktive autoriale, promovimin e efikasitetit ekonomik dhe rritjen e qasjes tek palët e interesuara. [Lexo më shumë…]