Thirrje për aplikim: Hapet programi për bursa për vitin 2015 i “School of Data”!

opendataschool15Pas realizimit të suksesshëm të programit për bursa për vitin 2014 të “School of Data” (Shkollës për të dhëna), tani është hapur edhe thirrja për të aplikuar për bursa për vitin 2015.  Sikurse dhe vitin e kaluar, kërkohen trajnues të rinj për të dhëna, të cilët do t’i paraqesin shkathtësitë e tyre për punë me të dhënat anembanë botës. [Lexo më shumë…]

Thirrje për zgjedhjen e arsimtarit më të mirë për RHA dhe profesorit më të mirë për RHA për vitin 2014

Aleanca për resurse të hapura në Maqedoni shpall thirrje për zgjedhjee  zgjedhjen e arsimtarit më të mirë në arsimin fillor për RHA dhe profesorit më të mirë në arsimin e mesëm për RHA për vitin 2014. Nominoni arsimtarin, profesorin ose kolegun tuaj të preferuar i cili shfrytëzon ose krijon resurse të hapura arsimore në arsim! [Lexo më shumë…]

Deklarata për Resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Aleanca për resurse të hapura arsimore e përkrah zhvillimin e Resurseve të hapura arsimore (RHA) në Maqedoni, në bazë të parimeve të Deklaratës së Parisit për Resurse të hapura arsimore të vitit 2012, të miratuar nga UNESCO-ja në “Kongresin botëror për resurse arsimore” në vitin 2012.

Përkrahja nënkupton pëlqim, gjithmonë kur mund të respektohen dhe të zbatohen rekomandimet e miratuara në Kongres, me qëllim që të sigurohet arsim i hapur që do të jetë në dispozicion për të gjithë.  [Lexo më shumë…]

Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn. [Lexo më shumë…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Resurset e hapura arsimore

Çka janë resurset e hapura arsimore?
Koncepti i Resurseve të hapura arsimore (RHA) i përfshin të gjitha resurset arsimore, duke i inkuadruar edhe programet mësimore, materialet e kurseve, videot onlajn, librat mësimorë, programet multimediale, podkastet, si dhe çdo lloj materiali tjetër që është i dizajnuar për përdorim në mësimdhënie dhe gjatë të mësuarit, të cilat janë në dispozicion pa pagesë për përdorim nga ana e arsimtarëve dhe nxënësve, pa pasur nevojë për të paguar ndonjë kompensim për të drejtat autoriale ose ndonjë taksë për licencë. [Lexo më shumë…]

Pyеtje të parashtruara shpesh për Qasjen e hapur

Çka paraqet qasja e hapur?
Qasja e hapur paraqet vënia në dispozicion pa pages e përmbajtjeve nëpërmjet internetit. Forma më e njohur e qasjes së hapur dhe që realizohet më lehtë është publikimi i punimeve të recenzuara shkencore nga revistat akademike pa pritur që autorët të paguhen për këtë. [Lexo më shumë…]

Resurset arsimore në Sh.F. “Bllazhe Koneski”

Nëpërmjet projektit për RHA patëm mundësi të takohemi me një numër të madh punëtorësh arsimorë të cilët me ne i përbashkuan një numër të madh të materialeve, aktiviteteve dhe ideve të tyre, dhe na informuan se si ata i shfrytëzojnë në mënyrë praktike veglat e reja digjitale dhe internetin për qëllime arsimore. Njëri nga punimet më impresive është ai që me ne e përbashkuan arsimtarët e Sh.F. “Bllazhe Koneski” nga Shkupi. [Lexo më shumë…]

Rekomandime për resurse arsimore vendore

E vazhdojmë praktikën që në ueb-faqen e RHA-ve të prezantojmë dhe të rekomandojmë resurse arsimore vendore. Shpresojmë se me prezantimin e tyre do ta zgjerojmë përdorimin e tyre, do të ndihmojmë për afirmimin e tyre të mëtutjeshëm, por edhe do të motivojmë për krijimin e resurseve plotësuese në fusha të ndryshme shkencore-arsimore. [Lexo më shumë…]

Prezantim i RHA-ve në Institutin për pedagogji

Më 27 nëntor u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) para studentëve të Institutit për pedagogji pranë Fakultetit filozofik në Shkup. Studentët u informuan për kuptimet dhe konceptete themelore të lëvizjes për RHA, si dhe trendet aktuale të zhvillimit në këtë fushë. Në prezantim morën pjesë mr. Marina Vasileva, mr. Vasillka Dimitrovska dhe prof. dr. Vlladimir Trajkovski me prezantimet e tyre në tema që kanë të bëjnë me zbatimin e teknologjisë së TKI-së, Wikipedi-as dhe mediumeve sociale në mësim dhe në procesin arsimor.

Para studentëve u demonstruan praktikat pozitive për përdorimin e teknologjive të reja në mësim dhe në procesin shkencor-mësimor që e lehtësojnë qasjen deri te llojet e ndryshme të materialeve, e nxisin bashkëpunimin ndërmjet studentëve, profesorëve, krijojnë komunitete shkencore me interese dhe nevoja të ndryshme dhe e thjeshtojnë procesin e publikimit. Zbatimi i teknologjive digjitale ka marrë hov të madh në sferën e arsimit, e atyre që janë të inkuadruar në procesin arsimor dhe institucioneve përgjegjëse u mbetet përgjegjësia që përfitimet nga ky proces të vënë në dispozicion për një numër sa më të madh të qytetarëve.

Prezantim i RHA-ve për kuadrin mësimor në institucionet parashkollore

Më 23 nëntor në Shkup u mbajt prezantim për resurset e hapura arsimore (RHA) në hapësirat e çerdhes “Rade Jovçevski Korçagin” në Shkup. Para rreth 20 anëtarëve të kuadrit arsimor të institucioneve parashkollore nga Shkupi u prezantuan konceptet dhe praktikat në përdorimin e RHA-ve, si dhe resurset që janë në dispozicion për këtë shkallë të arsimit. [Lexo më shumë…]