Thirrje për aplikim: Hapet programi për bursa për vitin 2015 i “School of Data”!

opendataschool15Pas realizimit të suksesshëm të programit për bursa për vitin 2014 të “School of Data” (Shkollës për të dhëna), tani është hapur edhe thirrja për të aplikuar për bursa për vitin 2015.  Sikurse dhe vitin e kaluar, kërkohen trajnues të rinj për të dhëna, të cilët do t’i paraqesin shkathtësitë e tyre për punë me të dhënat anembanë botës.

Si bursist i “School of Data”, do të fitoni trajnim për të dhënat dhe udhëheqësinë, si dhe për organizimin e ngjarjeve dhe për ndërtimin e komunitetit tuaj në vendin ose rajonin tuaj. Poashtu, do të jeni pjesë e rrjetit gjithnjë e më të madh global të praktikantëve të “School of Data”, duke i shfrytëzuar përfitimet e vetë rrjetit, siç është këmbimi i resurseve dhe i njohurive dhe duke kontribuar për ta kuptuar se si më mirë të lokalizohen përpjekjet për trajnime të “School of Data”.

Si bursist, do të merrni pjesë në programin nëntëmujor për trajnim dhe do të punoni në “School of Data” mesatarisht dhjetë ditë pune në muaj, do të ndiqni trajnime në internet dhe trajnime të drejtpërdrejta, do të organizoni ngjarje dhe do të jeni anëtar aktiv i komunitetit përparimtar të “School of Data”.

Klikoni këtu që të mësoni më tepër për atë se si të bëheni bursist i “School of Data” dhe аplikoni.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 10 mars, ndërsa programi do të fillojë në prill të vitit 2015.

Linke të dobishme: