Ueb-aplikacion për përkrahjen e Deklaratës për resurse të hapura arsimore në Maqedoni

Pas publikimit të Deklaratës për resurse të hapura në tetor të këtij viti, Aleanca për resurse të hapura arsimore e promovon ueb-aplikacionin për nënshkrimin e Deklaratës për resurse të hapura arsimore, i cili u mundëson të gjitha palëve të interesuara ta shprehin mbështetjen e tyre duke e nënshkruar atë onlajn.

Ueb aplikacioni është mjeti i parë i Aleancës për RHA për mobilizim të përkrahjes së gjerë për përmirësimin e arsimit të hapur në Maqedoni. Pranimi i Deklaratës paraqet një hap përpara drejt përmirësimit dhe avancimit të konceptit për resurse të hapura arsimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të gjithë sistemit arsimor.

Nëpërmjet këtij aplikacioni dhe ngjarjeve të tjera promovuese, në periudhën e ardhshme pritet që Deklaratën ta nënshkruajnë faktorët relevantë të komunitetit arsimor dhe shkencor, si dhe nga sektori qeveritar, qytetar dhe ai afarist.

Ueb-aplikacioni është pjesë e ueb-faqes www.oer.mk e cila paraqet qendër për resurse të hapura arsimore.

Deklaratat për RHA e Maqedonisë bazohet në Deklaratën për resurse të hapura arsimore të UNESCO-s, të miratuar në Paris, në vitin 2012.

Aleanca për resurse të hapura arsimore është grup i hapur i individëve, organizatave dhe institucioneve që funksionojn si rrjet joformal me qëllim të pëbashkët – ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik dhe shkencor për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore në Republikën e Maqedonisë.

Trego se çka mendon për këtë temë

*